Celebrities Gossip Showbiz

Janë ndarë? Komenti i Fisnikut për Fjolla Morinën na tregon komplet të kundërtën!

Fjolla Morina padyshim që ka qenë një nga personazhet më të përfolur kohëve të fundit pas skandalit për trafik armësh. Kudo përflitej për arratinë e saj, më pas martesën me Fisnik Sylën, dyshimet për shtatzaninë që rezultoi e rreme, lirimin e saj dhe së fundmi spekulimet për ndarje.

Teksa nga ‘zhdukja’ e Fisnikut nga rrjetet sociale dhe mungesa e postimeve të dyshes dhe fshirja e fotografive së bashku, të gjithë dyshonin se ata ishin ndarë, u desh postimi i djeshëm i Fjollës që të kuptonim se asgjë nga këto nuk është e vërtetë.

Teksa këngëtarja bukuroshe publikoi një karusel ku dukej veshur shumë bukur dhe provokuese e gjitha në blu, e shoqëroi me një shkrim gjithashtu shumë provokues.

Kështu duhet me ju rregulluar burrit të premte për të premte oj gra

Mes shumë komenteve ai që mori vëmendjen ishte pikërisht ai i partnerit të saj, Fisnik Syla që na hoqi çdo dyshim mbi një ndarje të mundshme.

Se kanë të gjithë këtë fat o shpirt

Rikujtojmë se, me anë të një postimi të bërë para disa ditësh në Instagram, teksa është shfaqur veshur me një fustan të ngushtë që i nxjerr në pah linjat dhe shumë e kuruar, këngëtarja është shfaqur me vajzën e saj në krahë dhe na ka emocionuar me fjalët drejtuar saj.

Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator 2020 kur në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa në bagazhin e makinës, një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Këngëtarja që është nënë e dy vajzave, po udhëtonte me një automjet “Audi Q7” e tha se arma ishte aksidentalisht në çantën e saj e bëri të ditur se do të apelonte dënimin.