Celebrities Gossip Showbiz

Janë përfolur kaq shumë për një lidhje, por çfarë thotë balerina për Ardian Bujupin?

Ai është një ndër artistët më të dashur të publikut, projektet e të cilit mirëpriten gjithmonë. Bëhet fjalë për Ardian Bujupin i cili zbulon nga një surprizë sa i përket projekteve muzikore që menjëherë shndërrohen në hite.

Së fundmi, Ardiani ka qenë pjesë e portaleve për shkak të projektit të tij më të ri muzikor, Tranova. E për sa i përket jetës private, para disa kohësh u përfol shumë për një lidhje me balerinën e njohur Sabrine Khan, e cila është shumëe njohur për kërcimet e saj në TikTok. Megjithatë, për një periudhë u përfol për një ndarje mes tyre, e në video-t e fundit të shpërndara dyshja duken bashkë teksa qëndrojnë në një shtëpi.

Si qëndron e vërteta? Epo, padyshim ndjekësit e balerinës e kanë pyetur bukuroshen se si qëndron e vërteta mes tyre dhe sipas saj janë thjesht miq të mirë dhe se nuk ka asgjë më shumë mes tyre.

Komentuesi: Pse janë ata kaq shpesh së bashku? Ka diçka këtu…

Sabrine: Sepse ai është shoku im i ngushtë dhe ne jemi në kontakt. 

Besojmë të gjithë e mbani mend Jasmin Kadriun, ish-konkurrenten e “Për’puthen”, e njohur për lidhjen e saj shumë të përfolur me Andi Artanin që nuk përfundoi dhe aq mirë. Megjithatë, bukuroshja ende vazhdon të jetë mjaft e komentuar në rrjete sociale.

Së fundmi, Jasmin ka qenë protagoniste në videoklipin e fundit të artistit Ardian Bujupi, që pritet të publikohet në fillim të muajit të ardhshëm. Kjo nuk ka kaluar pa u komentuar kudo në rrjet, për shkak të afërsisë që ata tregonin në klip. Dhe këtu nuk po flasim vetëm gjatë xhirimeve, por edhe jashtë tyre.

Shumë kanë aluduar se mes dyshes mund të ketë diçka më shumë se thjesht miqësi. Disa foto e video ku duket qartazi afrimiteti mes tyre na bën të dyshojmë se ndoshta ka diçka më shumë, ose thjesht Ardiani di ta marketojë më së miri këngën e re.

Nga ana tjetër, së fundmi ka qenë vetë Jasmina që ka reaguar më në fund lidhur me këtë çështje. Në një intervistë që ka dhënë për mediat në Kosovë, Jasmina nuk ka mohuar se mes tyre ka diçka. Ajo refuzoi të jepte një përgjigje konkrete për raportin mes tyre duke shtuar dyshimet se janë bashkë.

Mirëpo, nga ana tjetër burime për Indeksonline kanë treguar se mes Jasminës dhe Ardianit nuk ka asgjë veçse bashkëpunimit për videoklipin e këngës së re të Ardianit.

E në gjithë rrjedhën e thashethemeve, më në fund videoklipi i shumëpërfolur u publikua. Kënga quhet ‘Tranova’ dhe me protagoniste Jasminën tanimë mund ta dëgjoni projektin e këngëtarit që pati aq shumë bujë.