Celebrities Live From Tirana Love & Sex

“Janë të karikuar…”/Romanca Luiz Ejlli-Kiara Tito parë nga sytë e Silvana Baltadorit!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike Silvana Baltadori, sipërmarrësja e njohur dhe njëkohësisht një pjesëmarrëse në panele të ndryshme të ekranit. Prej 8 vite e gjysmë Silvana jeton në Amsterdam, siç njihet ndër të tjera edhe si kryeqyteti evropian i seksit. Legalizimi i seksit në Hollandë, a ka qenë kjo arsyeja pse Silvana ka shkuar aty? Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.

Ndërkaq, sa i përket martesës që pritet të ndodhë mes Luiz Ejllit dhe Kiara Titos finalen e madhe të edicionit të dytë të “BBV” më 6 maj, si e komenton Silvana raportin e tyre?

“BBV” është një format që është akuzuar si eksperiment social, por duhet të themi që është deri diku. Unë jam fanse e çiftit, e kam njohur rastësisht Kiarën para disa muajve, është e mrekullueshme, ka pasur ulje-ngritjet e saja. Kiara jeton në një ambient xhungël si Shqipëria, është vajza më e sjellshme dhe më me etikë që ka qenë aty brenda. Kiara është e tillë edhe në jetën reale.

Një martesë pa seks mes Kiarës dhe Luizit, sa e rëndësishme është marrëdhënia seksuale për Silvanën në një lidhje?

Luizi dhe Kiara nuk janë adoleshentë, kanë eksperiencat e tyre. Luizi ka eksperienca sepse është një burrë në moshë, edhe Kiara ka pasur jetën e saj. Janë të karikuar nga pikëpamja erotike. Unë jam fanse e Luizit, është një showman. Duhet të jetë lënduar shumë në jetë që ka ato mllefet e tij por ka shkëlqyer aty brenda. Është një djalë më një botë të bukur, është artist integral. Do të gëzohesha shumë nëse do e fitonte ai edicionin e dytë të “BBV”.