Bota Lifestyle Love & Sex

Japoni, gjykata mbështet ndalimin e martesës së të njëjtit seks!

Ndalimi i martesave të të njëjtit seks në Japoni nuk është antikushtetues, ka vendosur gjykata, duke u dhënë një ‘goditje’ çifteve homoseksuale dhe aktivistëve që kërkojnë të drejta më të mëdha për komunitetin LGBTQ. Gjykata e qarkut të Osakës hodhi poshtë së fundmi një padi në të cilën tre çifte të të njëjtit seks po kërkonin kompensim nga qeveria prej 1 7,400 dollarë për person, duke argumentuar se mungesa e njohjes së martesave të të njëjtit seks shkelte të drejtën e tyre kushtetuese për barazi.

Por, gjykata qëndroi në anën e qeverisë, duke vendosur se sipas kushtetutës përkufizimi i martesës nuk shtrihej në partneritetet midis njerëzve të së njëjtës gjini. Vendimi i gjykatës së Osakës shkatërroi shpresat e aktivistëve të të drejtave të homoseksualëve, të cilët po i bëjnë presion qeverisë që të rimendojë kundërshtimin e saj ndaj martesave të të njëjtit seks.

Vendimi i gjykatës së Osakës erdhi në kontrast të plotë me një vendim historik të gjykatës së qarkut Sapporo në prefekturën veriore të Hokkaido të Japonisë në mars 2021. Me atë rast, gjykata e Sapporo-s vendosi që dështimi i qeverisë për të njohur martesën e të njëjtit seks shkel të drejtën kushtetuese për barazi megjithëse edhe ajo kishte hedhur poshtë një kërkesë të ngjashme për dëmshpërblim.

Japonia mbetet i vetmi vend i (G7) që nuk ka njohur as bashkimet civile të të njëjtit seks dhe as martesat e të njëjtit seks në nivel kombëtar. Megjithatë, disa pjesë të vendit lëshojnë “certifikata partneriteti” që u japin disa të drejta çifteve të të njëjtit seks, si përshembull lejimi i tyre për të marrë me qira prona dhe për të pasur të drejta për vizitë në spital.

Rikujtojmë, se duke nisur nga nëntori i këtij viti, Tokio do të njohë martesat midis personave homoseksualë. Në këtë mënyrë kryeqyteti japonez bëhet qyteti më i madh në vend që merr hapin e madh të njohjes së lidhjeve të homoseksulaëve. Japonia është i vetmi vend i G7 që nuk njeh martesat e të njëjtit seks, me kushtetutën që thotë se “martesa mund të bëhet vetëm me pëlqimin e të dy gjinive”.