Bota Tech

Japonia me ‘dorë të hekurt’, nëse dikush fyen në rrjetet sociale do të përballet me burg!

Parlamenti japonez miratoi së fundmi legjislacionin që i bënë “fyerjet në internet” të dënueshme me burgim, mes shqetësimeve në rritje mbi bullizmin kibernetik i shkaktuar nga vetëvrasja e një ylli televiziv që u përball me abuzim në rrjetet sociale. Sipas amendamentit të kodit penal të vendit, që do të hyjë në fuqi më vonë këtë verë, personat e dënuar për fyerje në internet mund të burgosen deri në një vit ose të gjobiten me rreth 2,100 euro.

Është një rritje e konsiderueshme nga dënimet ekzistuese të paraburgimit për më pak se 30 ditë dhe një gjobë deri në 71 euro. Projektligji rezultoi kontrovers në vend, pasi kundërshtarët argumentuan se mund të pengonte fjalën e lirë dhe kritikat ndaj atyre në pushtet. Megjithatë, mbështetësit thanë se legjislacioni më i ashpër ishte i nevojshëm për të luftuar ngacmimin kibernetik dhe ngacmimin në internet.

Sipas kodit penal të Japonisë, fyerjet përkufizohen si nënçmim publik i pozitës shoqërore të dikujt pa iu referuar fakteve specifike rreth tyre ose një veprimi specifik, sipas një zëdhënësi nga Ministria e Drejtësisë. Krimi është i ndryshëm nga shpifja, i përcaktuar si nënçmim publik i dikujt duke treguar fakte specifike. Të dy dënohen sipas ligjit. Me siguri që në rrjetet tuaja sociale ndiqni njerëz të padëshiruar, nuk ju pëlqejnë aspak por herë pas here kaloni në profilet e tyre. Kjo njihet “social media stalking” ose “përndjekje në rrjete sociale” dhe kur e bëni sepse nuk i keni qejf këta njerëz, njihet dhe si “hate-stalk”, ose “përndjekje nga urrejtja/mospëlqimi”.

Përpara se të ndiheni çuditshëm dhe të shqetësoheni, duhet të dini se nuk jeni vetëm. Madje, gjasat janë që, ndërsa ju po hyni në profilin e dikujt që nuk ju pëlqen, dikush tjetër mund të jetë në profilin tuaj për të njëjtën arsye. Pse e bëjmë këtë? Thënë thjesht, kontrolli i profileve të njerëzve të tjerë është një shpërqendrim nga bota. Meghan Jablonski, PhD, psikologe klinike, shpjegon se kanalizimi i energjisë tuaj negative në një profil Instagram-i apo Facebook-u arrin të reduktojë shpejt stresin, trishtimin ose dhe ankthin.