Celebrities Gossip Live From Tirana

“Jashtë iku nuk iku në burg…”/Genta Gjalpi reagon pas eliminimit të DJ Dagz nga “BBV”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” për të na folur më shumë rreth humbjes drastike në peshë si dhe për ngjarjet më të fundit në “BBV” ishte e ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike ish-konkurrentja e “Big Brother”, Genta Gjalpi. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link. 

Sa i përket eliminimit të papritur të Dj Dagz nga shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe mërzitjes që kaloi dhe po kalon Einxhel, si e komenton Genta këtë ngjarje, si do të reagonte ajo nëse do të ishte në rolin e Einxhelit?

Duhet ta mendonte se hyri vetëm dhe doli vetëm. Dj Dagz jashtë iku nuk iku në burg por kur je aty të duket sikur je në një ishull dhe vetëm një person që ka qenë aty e kupton gjendjen shpirtërore të atyre. Mendoj se Einxhel nuk ka nevojë të thuri strategji, e ka treguar tipin e saj, sa e shkathët dhe e artikuluar është dhe le ta shijojë sa i ka mbetur. Mos ta lodhi trurin me pak fjalë. Në finale mendoja se do të ishte Dj Dagz por në fund të fundit kjo është një lojë. Unë debatoj me shoqërinë time që të mos e marrin kaq personale se është spektakël në fund të ditës. Kur kam qenë unë nuk e përjetonin kaq shumë. 

Personat që Gjalpi sheh në finalen e “BBV”?

Mendoj se Iliri, Arjola, Donaldi dhe Einxhel. Nëse shkojnë 5 veta në finale do të jetë edhe Monika. Nuk më pëlqen fare po fare Iliri dhe Donaldi. Asnjë aty brenda nuk është budalla, duan dhe bëjnë. Janë të gjithë të zgjuar, të shkolluar dhe për çdo veprim mbajnë përgjegjësitë e veta.