Gossip Showbiz

Jasmina e “Për’puthen” ushtron dhunë ndaj të dashurit të saj!

Jasmin Kadriu, një ndër konkurrentet më të përfolura gjatë sezonit të dytë të emisionit të dashurisë “Për’puthen” duket se në një mënyrë apo tjetrën është gjithmonë në qendër të vëmendjes nga mediat rozë. Që në prezantimin e saj të parë në program, ajo ka shprehur pëlqimin e saj për një konkurrent nga kosova, Andi Artani. Ku me të ka kryer shumë takime dhe mund të themi se kanë qenë çifti i parë që ka shkëmbyer puthje në emision.
Pas çdo jave ndjenjat e tyre bëheshin më të forta, duke sjellë kështu një deklaratë nga ata që do të qëndronin në program vetëm për njëri-tjetrin.

Ata vendosën të dilnin çift dhe dukeshin shumë të lumtur së bashku, por mesa duket kjo gjë nuk zgjati shumë pasi pak javë më pas ata konfirmuan ndarjen e tyre.
Ndërkohë që fansat kërkonin rikthimin e tyre, Jasmina vendosi të shkojë me pushime në Turqi me një nga ish-konkurrentët, Alesandro Mehmeti. Ku u zbulua se të dy ata ishin çift dhe lidhja e Jasminës me Andin u vu në dyshim.
Të dy të rinjtë nuk janë kursyer dhe e kanë shprehur dashurinë për njëri-tjetrin, por duket se Jasmina e shpreh në një formë shumë të çuditshme.
Në një video-live të bërë në llogarinë e tyre në Instagram, Jasmina shfaqet shumë e bezdisur nga Alesandro dhe e godet atë me një shuplakë të fortë. Një veprim i tillë i ka shokuar të gjithë dhe nuk është pritur mirë nga ndjekësit e tyre.