Celebrities Gossip Showbiz

Jasmina ndahet nga i dashuri i ri dhe nuk kursen as thumbat në rrjete sociale!

Kushdo që e ka ndjekur “Për’Puthen” di gjithashtu dhe për historinë e shumëpërfolur mes Jasminës dhe Andit. Bashkimet dhe ndarjet brenda emisionit, megjithatë çifti arritën të dilnin bashkë nga programi. Kjo lidhje nuk zgjati shumë pasi vetëm pak kohë më pas ata u ndanë dhe për këtë u bë shkak këngëtarja e njohur, Diona Fona.

Megjithatë, u duk se ish- konkurrentja e “Për’Puthen” e mori shpejt veten pas ndarjes duke u nisur një lidhje të re me një tjetër ish- konkurrent, Alesandro Mehmeti.

Të dy të rinjtë nuk u kursyen për sa kohë ishin bashkë të shprehnin dashurinë për njëri-tjetrin në rrjete sociale. Megjithatë, duket se kaq zgjati dhe kjo lidhje e re e Jasminës.

Në një Instastory të publikuar së fundmi Jasmina teksa shfaqet shtrirë në krevat, shkruan:

Më mirë vetëm se me lloj e soje që mban bota!

Ky duket si një thumb i drejtpërdrejtë për ishin e saj. Teksa së fundmi, Jasmina ka treguar në rrjete sociale se po kalon disa ditë pushimi me dy shoqet e saj më të ngushta, njëra prej të cilave ish- konkurrentja tjetër e “Për’Puthen”, Gladiola Zenelaj.