Celebrities Gossip Showbiz

Jasmina tregon përfundimisht nëse është ndarë apo jo nga i dashuri i ri

Jeta personale e Jasminës është përfolur shumë shpesh dhe lidhja e saj e re që u duk se mori fund. Para pak ditësh, teksa po shijonte pushimet me mikeshat e saj të ngushta, Jasmina hodhi një ‘thumb’ në Instastory që i bëri të gjithë dyshojnë se ajo është ndarë nga i dashuri i saj, njëkohësisht ish- konkurrenti i “Për’Puthen” Alesandro Mehmeti.

Megjithatë, në një bisedë ‘online’ me fansat e saj, e pyetur nëse është ndarë nga i dashuri, ajo tregon se nuk është ndarë.

Nuk dihet ende nëse ajo shprehje ishte për Alesandron pas një krisje mes tyre apo ai ‘thumb’ ishte për dikë tjetër.

Ndërkohë, kujtojmë se pak kohë më parë, i dashuri i saj e surprizoi Jasminën me një arush të madh të kuq të formuar me trëndafila dhe një fjongo në mes, gjë që e emocionoi shumë ish- konkurrenten e “Për’Puthen”.