Celebrities Film & Tv Showbiz

Jason Momoa tregon gjithçka në lidhje me rolin e tij në ‘Dune’!

Së fundmi akotri i njohur Jason Momoa ka folur në lidhje me rolin e tij në një nga filmat më të njohur dhe që po kthehet në një sukses të padiskutueshëm. Filmi ‘Dune’ është kthyer në një nga filmat më të ndjekur që pas premierës së tij ku edhe aktorët arritën që të merrnin vëmendjen që meritonin.

Jason Momoa, ka folur në lidhje me një skenë të veçantë që ai filmoi në ‘Dune’. Aktori në këtë film luan rolin e Duncan Idaho foli për një skenë që filmoi me Javier Bardem si Stiglar dhe Josh Brolin si Gurney Halleck.

Aktori 42-vjeçar pranoi se ishte dita e tij e preferuar në xhirime, ku prezantohet Stiglar, edhe pse kishte frikë se të gjithë do ta ‘mësonin’ për mungesën e talentit të tij normalisht të perceptuar nga vetja. Duncan Idaho është mjeshtri i shpatës për House Atreides, i cili është betuar se do të mbrojë Dukën Leto Atreides dhe kujdeset për djalin e tij Paul një roli i luajtur nga Timothee Chalamet. Momoa në lidhje me rolin e tij është shprehur se:

Më pëlqen ideja për të shërbyer diçka më të madhe se vetja.

Vlen për t’u theksuar gjithashtu se është e vërtetë që do të ketë një vazhdim të ri-imagjinimit fantastiko-shkencor ‘Dune’ nga Denis Villeneuve është konfirmuar edhe nga vetë ‘Warner Bros’. Ylli kryesor Timothée Chalamet gjithashtu konfirmoi lajmin të martën teksa ndau një skicë e tipit ngacmuese që lexonte ‘pjesa e dytë’.

Kompania gjigande është shprehur se:

Ky është vetëm fillimi! Faleminderit atyre që kanë përjetuar @dunemovie deri më tani, dhe atyre që do ta shikojnë në ditët dhe javët në vijim. Jemi të emocionuar për të vazhduar udhëtimin!

Regjisori, producenti dhe bashkë skenaristi Villeneuve do të rikthehen për vazhdimin, i cili do të jetë një lajm i mirë për të gjithë fansat mbresëlënëse e regjisorit. Autori kanadez Villeneuve është vendosur si një nga regjisorët e rinj më të shquar të Hollywood-it falë filmave të tillë si ‘Arrival’, ‘Sicario’ dhe ‘Blade Runner: 2049’.