Aktualitet

Java nis me mot të paqëndrueshëm në territorin e vendit!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Fillimisht, në orët e para të ditës, moti parashikohet i kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare.

Nga orët e mesditës dhe më pas deri në orët e vona të pasdites pritet mot me kthjellime e vranësira deri të dendura. Vranësirat e dendura të pas orëve të mesditës do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në relievet kodrinore-malore këto reshje do të jenë në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave.

Intensiteti i këtyre reshjeve për një periudhë të shkurtër kohore pritet deri mesatar, shoqëruar dhe me shkarkesa të forta elektrike e breshër. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat pranë tyre, reshjet afatshkurtra do të jenë në formën e vesës së shiut. Po ashtu do të ketë mjegullinë e shikim të reduktuar për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje, me shpejtësi mesatare deri 8m/sek, në brigjet e bregetit veriperëndimor shkon deri në 12m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
18/28
Diell re shi

Kukës
10/23
Diell re shi

Lezhë
20/28
Diell re shi

Dibër
11/24
Diell re shi

Durrës
17/29
Diell re shi

Tiranë
16/29
Diell re shi

Elbasan
16/29
Diell re shi

Berat
13/29
Diell re shi

Vlorë
15/26
Diell re shi

Korçë
10/21
Diell re shi

Gjirokastër
12/26
Diell re shi

Sarandë
17/25
Diell re shi