Celebrities Gossip Showbiz

“Je duke bërë skandal…”, ja këshilla që Olta i jep Armaldos për t’u mos eleminuar!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Armaldo ditën e sotme gjatë gjithë kohës ka qenë duke debatuar me Luizin dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Oltës, e cila vendosi të fliste më vete me Armaldon. Olta e ka këshilluar Armaldon, pasi për mendimin e saj me këto debate që ai po bën me Luizin, automatikisht është jashtë shtëpie dhe duhet të ndaloj dhe të mos përfshihet fare në asnjë debat.

Mbrëmjen e së shtunës shtëpisë i janë shtuar 2 banorë të rinj. Banori i parë, i cili u bë pjesë e shtëpisë është Gerti Koxha, i cili merret me modeling dhe hyn në BBV “për të rifreskuar atmosferën në shtëpi”.

Banori i dytë, i cili bëhet pjesë e shtëpisë është këngëtari Lorenc Hasrama.