Celebrities Gossip Showbiz

“Je e vetmja drogë që do konsumoja…”, Lorenci dhe Gerti mundohen të flirtojnë me Jorin!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Gerti dhe Lorenci ngacmuan ditën e sotme Jorin, pasi kjo e fundit, u shpreh se është kundër çdo lloj droge e se nuk i pëlqen që ta konsumojë, pavarësisht se pëlqehet shumë në lokalet e natës.

Jori: Unë jam kundër çdo lloj droge dhe ato që pëlqehen shumë në ambientet e natës.

Lorenci: Prandaj dua të të marr për nuse.

Gerti: Ty të pëlqen vetëm çaji jeshil.

Lorenci: Nuk ka nevojë për drogë kjo, shi si është energjike vetë.

Gerti: Jori është drogë vetë.

Lorenci: E vetmja drogë që mund të konsumoja mund të ishte Jori.

Lori: Unë me të vërtetë jam kundër, nuk kam provuar asnjëherë asnjëlloj droge.

Gerti: Vetëm çaj jeshil. Nuk të pëlqen ëë, në Itali e pinë shumë çajin.

Jori: Unë nuk pi, nuk dua. Unë nuk pi cigare, e jo më çaj

 

Me anë të komunikimit të Zarfit të Zi, ‘Vëllai i Madh’ mori vendimin për të dërguar menjëherë në nominim, Luizin, Kristin dhe Armaldon për thyerje të rregullave të ‘BBV’ duke u futur të tre njëkohësisht brenda në tualet. Mes tyre banori që u eleminua mbrëmjen e djeshme ishte Armaldo. I ftuar në “Fun Club” ditën e sotme, Maestro u shpreh se nuk e priste të shkonte kaq gjatë në lojë dhe se po të mos ishte për dashamirësinë e Luizit dhe të Oltës, nuk do ta gjente veten në shtëpi.