Gossip Showbiz

“Je zero si njeri dhe si gjithçka!” Iliri dhe Donaldi marrin ‘flakë’!

Që prej debatit të ndodhur mes Ilir Shaqirit dhe Semi Jaupaj, ku këtë të fundit e mbroi Donaldi, situata ka qenë mjaft e tensionuar.

Nuk ka moment në shtëpi që banorët nuk janë duke debatuar apo gati për një të tillë.

Nga shokë shumë të mirë, Donaldi dhe Ilirin tani janë shumë larg me njëri-tjetrin, diçka për të cilën të gjithëve na erdh pak keq.

Gjithsesi, gjatë mbrëmjes së djeshme në “Big Brother VIP” u zhvillua një debat shumë i nxehtë mes Ilirit dhe Donaldit, ku situata agravoi dhe Iliri e ofendoi Vreshaj duke i thënë se është një zero.

Ik se nuk kam nerva të merrem me ty. Je zero si njeri dhe si gjithçka…

E gjitha nisi gjatë kohës që po bënin provën javore, dhe tema ishte për ironinë dhe batutat e shumta të Donaldit.

Iliri e ka akuzuar duke i thënë se është një artist dhe nuk mund të bëjë ironi gjatë gjithë kohës.

Teksa Iliri ishte shumë i nxehur dhe nervoz, Donaldi shfaqej pak më i qetë dhe ende duke përdour ironinë.

Kujtojmë se mbrëmjen e së premtes nga shtëpia janë larguar dy banore, Sheila Haxhiraj dhe Paloma.

Banorët u dënuan duke shkuar të gjithë në nominim për shkak të planifikimit të nominimeve mes Ilirit, Sabianit dhe Monikës.