Bota Tech

Jeff Bezos dhe Elon Musk vazhdojnë me ironitë mes tyre!

Pasuria personale e miliarderit Elon Musk tani është 222 miliardë dollarë, duke ruajtur vendin e parë si personi më i pasur në botë dhe duke zgjeruar hendekun me vendin e dytë që e mban Jeff Bezos. Bezos e ndjek Musk me një pasuri prej 191.6 miliardë dollarë. Musk dhe Bezos, të cilët janë dy njerëzit më të pasur në botë, janë përfshirë në një garë miliardere në hapësirë dhe veç kësaj, garojnë edhe për vendin e parë si njeriu më i pasur në botë.

Por duket se rritja e pasurisë së Musk në një kohë rekord e la shumë pas Bezos. Dhe Elon nuk kishte si ta humbte rastin për të ironizuar publikisht Bezos. Ky i fundit publikoi një postim në Twitter, ku përkrah një artikulli të vjetër në gazetë që fliste për dështimin e afërt të idesë së tij, ai shkroi:

Dëgjoni dhe jini të hapur, por mos lejoni që dikush t’ju thotë se kush jeni. Kjo ishte vetëm një nga historitë e shumta që na tregonin të gjitha mënyrat se si do të dështonim. Sot, Amazon është një nga kompanitë më të suksesshme në botë dhe ka revolucionarizuar dy industri krejtësisht të ndryshme.

Poshtë këtij postimi, Musk komentoi një emoji me medaljen e vendit të dytë, duke theksuar se Bezos qëndron pas tij. Një koment që është marrë në formë shakaje nga shumë ndjekës të tyre, por Bezos ka preferuar të mos e komentojë.

Pas ndërtimit të makinave dhe kamionëve elektrikë si dhe transformimit të eksplorimit të hapësirës, ​​miliarderi Elon Musk duket se ka një tjetër plan, atë të avionëve elektrikë të ngritjes vertikale. Ai u shpreh se po “vdes” për të krijuar avionë supersonikë elektrikë që do të përdornin teknologjinë vertikale të ngritjes dhe uljes (VTOL). Me Musk-un i njohur për marrjen e vendimeve jokonvencionale që fillimisht duken shumë të largëta, kjo nuk duhet të jetë befasuese.

Sipas medieve të huaja, kur Musk foli për herë të parë për makinat elektrike, jo shumë ishin të bindur që mund të realizoheshin, kryesisht për shkak të sfidave teknologjike dhe tregtare. Pastaj ndodhi Tesla.