Gossip Showbiz

Jeff Bezos na paska ardhur për vizitë, jahti luksoz i miliarderit i ankoruar në brigjet shqiptare!

Jahti super luksoz i miliarderit Jeff Bezo është ankoruar në brigjet shqiptare. Siç shihet nga fotot, jahti luksoz “flying fox” është “parkuar” në Sarandë, ndërsa nuk dihet nëse në jaht është vetë miliarderi Bezos apo është dhënë me qera nga ai.

Jahti ka përmasa shumë të mëdha, ndërsa mbi të ndodhet edhe një helikopter.

Së fundmi, thuhet se Jeff Bezos ka filluar një romancë të re pas dicorcit me ish-bashkëshorten e tij MacKenzie Scott. Ai dhe e dashura e tij, Lauren Sanchez janë fotografuar teksa ktheheshin me avionin e tyre privat prej 65 milion dollarësh në Los Angeles. Dyshja Bezos dhe Sanchez, u vunë re nga vendet e tyre në dritaret e avionit ku ishin ulur dhe po përgatiteshin për të hipur në bord.

Ndërkaq, kompania hapësinore e Jeff Bezos, “Blue Origin” ka paditur NASA-n për vendimin për t’i dhënë një kontratë të uljes hënore (prej 2.9 miliardë dollarësh) kompanisë SpaceX të Elon Musk. Kompania e Bezos, tha se kishte “probleme themelore” me marrëveshjen, duke e quajtur atë të padrejtë. Mosmarrëveshja buron nga një vendim në prill për t’ia dhënë kontratën një kompanie, jo dy siç pritej, për shkak të një mungese financimi.

Titulli i personit më të pasur në botë të revistës “Forbes”, i cili mbahej prej një kohe të gjatë nga Jeff Bezos, pronar i kompanisë “Amazon”, i ka kaluar një biznesmeni tjetër. Tashmë ky titull i përket Bernard Arnault, pronar i markës franceze të veshjeve luksoze “Louis Vuitton”.