Celebrities Gossip Showbiz

Jemi mësuar me pozat e saj super seksi por këtë radhë Wanda Nara shkakton “tërmet”!

Pas një qëndrimi të gjatë në Argjentinë, ish-bashkëshortja e Mauro Icardit, Wanda Nara u kthye në Evropë për të parë fëmijët e saj. Ajo fillimisht vizitoi Stambollin ku Icardi po luan me fanellën e Galatas, më pas mori fëmijët e saj dhe vizitoi Londrën e Parisin. Në Paris, Wanda vendosi të zhvillonte një set fotografik, i cili bëri menjëherë bujë në rrjetet sociale.

Nara është fotografuar nën Kullën Eiffel pa të brendshme. Ajo sipër kishte veshur një pallto lëkure të cilën e la të hapur në fund duke zbuluar një tatuazh. Kaq mjaftoi dhe fansat “vërshuan” me komente.

Rikujtojmë se shumë tension, debate, konflikte ka pasur mes dyshes së njohur Icardi-Wanda dhe së fundmi thuhet se futbollisti nuk ka duruar dot dhe ka vendosur që të shkarkojë ish-partneren, nënën e fëmijëve të tij nga detyra e agjentes së tij personale. Këtë lajm e kanë bërë publike mediat turke, të cilat bëjnë me dije se sulmuesi argjentinas i ka kërkuar klubit të Galatasaray të mos e paguajnë më Wanda Nara-n.

Ndërkaq, rikujtojmë, se thashethemet për lidhjen mes Nara-s dhe këngëtarit L-Gante janë konfirmuar, pasi ata janë parë duke u puthur së fundmi në Argjentinë. Duhet theksuar se mes dy të famshmëve ka një diferencë të konsiderueshme moshe, pasi Wanda Nara është 35 vjeçe ndërsa reperi i njohur 22. Kujtojmë se Mauro dhe Wanda kanë qenë së bashku prej 9 vitesh. Wanda është edhe nëna e 5 fëmijëve, dy prej të cilëve i ka me futbollistin Mauro Icardi.