Tech

Jemi mësuar me WhatsApp Web, por tani do të kemi dhe Snapchat Web!

Së fundmi edhe aplikacioni Snapchat i është bashkuar risisë më të fundit të iPhone 14. Tani përdoruesit do ta kenë më të lehtë për të biseduar me miqtë. Veçoritë e mesazheve dhe të bisedës me video mbërritën në korrik të këtij viti, por vetëm në tregje të caktuara dhe për abonentët e Snapchat+. Tani, Snapchat për Web është më në fund i disponueshëm për të gjithë përdoruesit e këtij aplikacioni në mbarë botën. Ky mund të jetë një opsion më i mirë për ata që dërgojnë më shumë mesazhe ose shkruajnë më shumë, pasi kanë nevojë për një ekran më të madh dhe qasje në tastierë reale.

Ndërfaqja e web-it ofron një dizajn bazë, por mund të përdoret gjithashtu për të dërguar foto dhe për të bërë thirrje audio dhe video. Kompania Snap thekson se aplikacioni web së shpejti mund të marrë më shumë funksione kryesore që tashmë i ka versioni celular i shërbimit. Përveç kësaj, Snapchat ka lëshuar miniaplikacione të ekranit të kyçjes brenda platformës iOS 16. Widget-et i lejojnë përdoruesit të krijojnë tabela të vogla për bisedat që dëshirojnë, në mënyrë që të mund të nisin bisedat nga ekrani me një prekje të vetme.

Rikujtojmë gjithashtu se rrjeti social i përdorur më së shumti nga adoleshentët, Snapchat do të pushojë 20% të stafit të tij dhe do të mbyllë një varg projektesh të reja. Rreth 1200 punonjës do të humbasin punën e tyre në ristrukturimin që pritej pas një viti me rezultate të dobëta financiare. Vlera e kompanisë ishte 130 miliardë dollarë  një vit më parë. Tani vlerësohet në më pak se 20 miliardë dollarë.