Celebrities Fashion Showbiz

Jemi mësuar ta shohim gjithnjë të zhveshur, Jennifer Lopez kësaj here vjen ndryshe!

Jennifer Lopez u pa duke ecur me fëmijët e saj, Emme dhe Maximilian, në rrugët e Los Angeles këtë të enjte. Ata dhe personat që i shoqëronin mbanin të vendosura maska për t’u mbrojtur nga COVID-19.  Këngëtarja dhe ish-bashkëshorti i saj Marc Anthony, kanë dy fëmijë dhe ajo aktualisht po kërkon që familja e saj, së bashku me fëmijët të qëndrojnë me atë të partnerit të saj aktual, Ben Affleck.

Lopez mbante veshur një fustan ngjyrë bezhë të lehtë që mbulonte fizikun e saj, ndërsa sipër kishte veshur një triko të gjatë të thurur në po të njëjtën ngjyrë, gjithashtu kishte një palë atlete në ngjyrë të bardhë. Si aksesor kishte vendosur një çantë në ngjyrë bezhë me detaje të kuqe dhe syze dielli me ngjyrë. Flokët kishte vendosur t’i mbante të kapura.

Lopez dhe Anthony fillimisht u takuan në vitin 1998 për një periudhë të shkurtër kohe pasi ajo u divorcua nga burri i saj i parë, Ojani Noa. Sidoqoftë, të dy u ndanë dhe ai filloi një lidhje me ish-Miss Universe “Dayanara Torres” në vitin 2000, ndërsa aktorja filloi një lidhje me Ben Affleck. Çifti më vonë u lidhën përsëri dhe filluan një lidhje, e cila arriti kulmin në martesën e tyre në vitin 2004. Lopez dhe Anthony u shfaqën publikisht për herë të parë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy” në vitin 2005. Gjatë datës së fundit të shfaqjeve të tyre, të cilat u zhvilluan në Miami, këngëtarja e hitit “On The Floor” njoftoi se ishte shtatzënë. Të dy u befasuan kur mirëpritën binjakët e tyre në shkurt të vitit 2008 dhe më pas po mendonin për dasmë në muajin tetor.

Ish-çifti njoftoi se do të përfundonin martesën e tyre në korrik të vitit 2011 dhe lidhja e tyre mori fund zyrtarisht në vitit 2014, megjithëse ata kanë mbetur miq që nga ajo kohë. Jennifer u ribashkua me Affleck pas thuajse 18-vitesh. Ata kanë qënë të fejuar në vitin 2002 e janë ndarë në janar të vitit 2004. Të dy, e bënë lidhjen e tyre publike në rrjetin social Instagram në muajin korrik. Në fillim të kësaj jave, një burim foli për “People” dhe i tha mediave se:

 Çifti po planifikojnë të kalojnë pushimet së bashku. Lopez ka vendosur të kalojë disa ditë pushime me fëmijët e saj dhe se ajo dhe Affleck mezi prezin të kalojnë kohë së bashku. Këtë vit, do të duhet më shumë planifikim pasi Ben dëshiron të jetë gjithashtu me fëmijët e tij. Ata nuk kanë marrë ende ndonjë vendim specifik se ku do t’i kalojnë pushimet por janë duke menduar.

Edhe pse romanca e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck është kthyer tanimë në qendër të vëmendjes, diçka që është vënë re së fundmi ka bërë që rrjeti të shpërthejë me komente. Duket se dyshja e njohur nuk e ndjekin njëri-tjetrin në llogaritë e tyre në Instagram. Pavarësisht se Jennifer e zyrtarizoi lidhjen e tyre në Instagram në muajin korrik, një kërkim i vogël me emrat e tyre në listën e personave që ata ndjekin, bëri që të mos gjendeshin gjëkundi.