Celebrities Gossip Showbiz

Jemi rritur me serialet e tyre, rikthehen me njëri tjetrin çifti më i dashur i showbiz-it!

E kush nuk i mban mend William Levy-n dhe Elizabeth Gutierrez? Ata janë padyshim një nga çiftet më të dashur e më të pëlqyer për publikun shqiptar nga serialet e shumta që kemi parë në ekranet tonë. Prej një viti thuhej se dyshja e njohur i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre, por jetonin ende në të njëjtën çati për hir të fëmijëve.

Një burim tregoi:

Edhe pse ende nuk duan ta bëjnë publike, fatkeqësisht ata nuk janë më çift. Megjithatë për hir të fëmijëve ata jetojnë në shtëpinë e tyre në Miami, por flenë në krevatë të ndarë, si dy të huaj.

Por mesa duket çifti është rikthyer sërish bashkë dhe këtë e kanë vërtetuar në eventin e rëndësishëm “Billboard de la musica latina”. Ata janë shfaqur së bashku dhe Elizabeth ka ndarë një foto në Instagram me Levy-n, ku të dy shihen mjaft të lumtur krah njëri-tjetrit.

41-vjeçarja ka shkruar:

Shkëlqe zemër, shkëlqe!

Rikujtojmë, se William dhe Elisabeth janë martuar në vitin 2003 dhe janë prindër të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze. Vlen të theksojmë që fëmijët e aktorëve janë një kopje e babait të tij. Nuk mendoni edhe ju kështu kur shihni fotot?!