Lifestyle

Jeni bërë ndonjëherë kuriozë se pse djemtë pëlqejnë gratë me të mëdha?! Epo ka një studim për këtë!

Vite më parë nuk ishim mësuar të shihnim meshkuj që lidheshin me gra më të mëdhaja në moshë, ndërsa sot mosha është diçka që nuk vihet re shumë. Madje disa meshkuj, tërhiqen më tepër nga gratë më të mëdha në moshë. Pas një studimi, ‘Bright Side’ sjell arsyet e këtij fenomeni.

1.Gratë e mëdhaja në moshë e dinë mirë çfarë duan.

Meshkujt tërhiqen nga qëllimet e saj të forta për të arritur gjëra që do në jetë si dhe nga fokusi i saj.

2.Gratë më të mëdha dinë më shumë gjëra rreth jetës.

Duke qenë se kanë më shumë eksperienca në jetë, lidhje apo çdo gjë tjetër, i jep meshkujve mundësinë të mësojnë gjëra të reja prej saj.

3.Janë të sigurta në vetvete dhe indipendente.

Gratë më të mëdha në moshë janë shumë të sigurta në vetvete dhe janë të lumtura. Gjithashtu e shijojnë vëmendjen e një mashkulli duke u fokusuar dhe në gjëra të tjera.

4.Janë më të ‘rritura’ kur vjen puna tek emocionet.

Ato dinë si të reagojnë në situata të ndryshme dhe dinë të kontrollojnë emocionet e tyre.

5.Janë të mira në gatim.

Gratë e mëdhaja në moshë janë të zonja në gatim dhe preferojnë ende të përgatisin ushqim për mashkullin e tyre, ndryshe nga femrat e vogla në moshë.

Një fakt interesant është se numri i martesave mbi 50-vjeç po rritet. Edhe pse mund të duket e çuditshme në fakt është një shenjë e mirë që gratë kanë një pikëpamje pozitive për ndryshimin e jetës së tyre. ‘Bright Side’ sjell disa arsye pse gratë mbi 50 vjeç janë më të lumtura e domosdo edhe më të pjekura. Zbulojini në këtë link.