Tech

Jeni bezdisur nga like-t në Instagram? Rrjeti social sjell risinë e fundit!

Rrjeti social Instagram ka zbuluar se së shpejti do t’i japë përdoruesve opsionin për të fshehur pëlqimet në postimet e tyre, në përpjekje për të mbrojtur shëndetin mendor.

Kjo veçori do të jetë një test, që do të lejojë përdoruesit të zgjedhin cila eksperiencë është më e mirë për ta.

Instagrami filloi të hiqte pëlqimet për përdoruesit në shtatë vende në vitin  2019, për të parë nëse “zvogëlon presionin e lidhur me postimin”.

Megjithatë, kjo provë mori disa përgjigje negative, duke bërë që Instagrami të bënte sërish ndryshime.

Këtë herë, përdoruesit do të vendosin vetë nëse duan të shohin pëlqimet në postimet e të tjerëve dhe nëse ata duan të shohin pëlqimet në postimet e veta.

Rrjeti social i miliona përdoruesve në mbarë botën, ka shqetësime se shikimi i një postimi me mijëra pëlqime mund të çojë në ndjenja të vetëvlerësimit të ulët te përdoruesit që kanë vetëm disa pëlqime në postimet e tyre apo më pak shokë/shoqe në profilin e tyre.