Design Lifestyle

Jeni kurioz të dini se si duket pas 32 vitesh shtëpia e filmit më të preferuar të Krishtlindjeve?

Kjo periudhë festash fundviti nuk ka të njëjtën atmosferë pa familjen McCallister dhe fëmijët e tyre të zhurmshëm që bërtasin në korridoret e shtëpisë së madhe të prindërve të tyre. Filmi, të cilin shumë britanikë e shikojnë çdo sezon Krishtlindjesh, tani mbush 32-vjeç së bashku me shtëpinë ku është xhiruar, e cila është ende e fortë. Rezidenca gjeorgjiane shumë milionëshe ishte e disponueshme për t’u marrë me qira vitin e kaluar, vetëm për një natë, në “AirBnB”.

Organizatorët premtuan një mirëseardhje të ngrohtë dhe jo ‘një hekur në fytyrë’ apo ndonjë të papritur tjetër si në film. Shumë nga dhomat janë lehtësisht të njohura për fansat, si vendet ku Kevin ngrinte kurthet për hajdutët Harry dhe Marv.

Shkallët e zbukuruara

Shkallët e shtëpisë ishin të veshura me tapet të kuq, me letër muri po aq festive të suvatuara në të gjithë zonën e hyrjes. Pronarët e rinj e kanë ndërruar stilin ‘chintzy’ me shkallë më të errëta dhe letër murale më të theksuara duket sikur e ka rikthyer dekorin e filmit në këtë periudhë festive.

Dhoma e gjumit e prindërve të Kevinit

Të gjithëve na kujtohet kur Kevini mbeti vetëm në shtëpi dhe u shpërngul tek dhoma e prindërve, e cila ishte e dekoruar aq bukur. Dhoma e tyre kishte një krevat me katër kolona të gjata, një televizor të madh dhe madje edhe një oxhak të madh, së bashku me disa letra muri me lule. Këto ditë stili është shumë më i zhveshur, por suita e rezidencës e ruan akoma shtratin e saj me katër kolonat e gjata gjatë gjithë këtyre viteve.

Dhoma e ndenjes

Dhoma e ndenjes së familjes McCallister ishte aq madhështore dhe e madhe sa kishte vend për të gjithë pjesëtarët e dy familjeve. Pronarët e shtëpisë në Illinois e kanë ndryshuar dekorin mural, duke e bërë më modern për kohën, por janë kujdesur për të mos e humbur atmosferën e ngrohtë që krijon ajo.