Celebrities Film & Tv

Jeni kuriozë që të njiheni me rolet më ikonik të Whoopi Goldberg gjatë viteve të saj të karrierës!

Whoopi Goldberg është një komediane, një aktore dhe gjithashtu një mbrojtëse shumë e madhe e të drejtave të njeriut. Por jo vetëm kaq pasi ajo është edhe fituesja e shumë çmimeve të ndryshme dhe prezantuesja e emisionit “The View”.

Karriera e gjatë e 66-vjeçares është mjaft e pasur. Në vitin 1991, Whoopi Goldberg u bë gruaja e parë afro-amerikane që fitoi çmimin e madh ‘Oscar’ për aktoren më të mirë dytësore në gati 50 vjet pasi Hattie McDaniel, e fitoi këtë çmimin në vitin 1940. Whoopi Goldberg gjtihashtu ka fituar çmimet ‘Emmy’, ‘Grammy’, ‘Oscar’ dhe ‘Tony’.

Goldberg e fitoi çmimin ‘Oscar’ në vitin 1991 për performancën e saj në filmin ‘Ghost’, dhe që në vititn 2007 ajo filloi si moderatore e emisionit televiziv ‘The View’. Goldberg është gjithashtu mjaft e njohur për të qenë pjesë e një grupi shumë të vogël të famëshmish që kanë arritur të marrin statusin “EGOT”.

Por ja cilat janë rolet më ikonike të saj që e kanë shoqëruar përgjatë të gjithë karrierës!

Celie në ‘The Color Purple’ 

Oda May Brown në ‘Ghost’

Odessa Cotter në ‘The Long Walk Home’

Deloris Wilson në ‘Sister Act’

Corrina Washington në ‘Corrina, Corrina’

Sarah Mathews në ‘Made in America’

Guinan në ‘Star Trek: The Next Generation’

Mbretëreshë Constantina në ‘Cinderella’

Carmen Tibideaux në ‘Glee’