Pavarësisht se para pak kohësh këngëtarja e njohur Adele lançoi dhe publikoi një nga këngët e saj që rezultoi edhe një sukses i paparë pas 6 viteve pushim. Me datë 15 Tetor, tekstshkruesja postoi këngën e saj “Easy On Me” që deri tani numëron mbi 159 milionë klikime. Ajo ka folur në lidhje me gjithçka që ka të bëjë me jetën e saj që pas rikthimit të fuqishëm të saj në disa intervista të cilat mund të numërohen me gishtat e dorës.
Një nga intervistat e para që Adele dha ishte ajo për prestigjozen Vogue në të cilën ajo tregoi gjithçka për karrierën e saj dhe planet e reja të saj në të ardhmen. Këngët dhe zëri i saj i mrekullueshëm kanë bërë që Adele të fitojë miliona fansa gjatë gjithë këtyre viteve të karrierës së saj. Ajo u profilizua për herë të parë në vitin 2009, kur ishte vetëm 20 vjeçe dhe duke u larguar nga risitë e të famshmëve në vitin 2009 ajo tha se ndihej si duhet dhe shumë mirë, ndërkohë që kishte veshur fustanin e personalizuar të ‘Barbara Tfank’, në Çmimet Grammy. Në vitin 2012, ajo u bë imazh për kopertinën e saj të parë në ‘Vogue’ pasi publikoi albumin e saj të dytë, ’21’ dhe më pas në vitin 2016, ajo zbukuroi përsëri kopertinën e revistës pas publikimit të albumit ’25’. Por a jeni kuriozë që të zbuloni pesë këngët më ‘shkatërruese’ të Adele?