Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Gossip Showbiz

Jeni kuriozë të dini për marrëdhënien mes ish- kryeministrit, Sali Berisha dhe nuses së shtëpisë? Na e tregon vetë Armina

Armina Mevlani është prej vitesh pjesëtare e familjes Berisha prej marrëdhënies së saj me Shkëlzenin, djalin e ish- kryeministrit. Nga kurioziteti i madh i publikut, jo pak herë është pyetur për marrëdhëniet që ka me Sali Berishën, por blogerja gjithmonë është treguar shumë diskrete për jetën e saj private dhe lidhjen me familjarët.

Në disa raste, Armina ka zgjedhur të flasë, siç ishte rasti i deklaratës së saj, pas shpalljes së familjes Berisha si ‘non-grata’ në Shetet e Bashkuara të Amerikës.

Së fundmi, bukuroshen e kanë pyetur në një “Ask me a question”, të bërë prej saj në Instagram për marrëdhënien që ajo ka me vjehrrin e saj, ish kryeministrin e vendit dhe Armina ështëshprehur se marrëdhëniet me të janë shumë të mira dhe se e vlerëson shumë.

Kemi marrëdhënie shumë të mira. Takohemi shumë shpesh dhe e vlerësoj shumë për kulturën dhe dijen e tij.