Love & Sex

Jeni kuriozë të dini sa shpesh kryejnë marrëdhënie intime çiftet më të lumtura?

Për të gjithë, marrëdhënia seksuale është një pjesë shumë e rëndësishme e jetës. Është intimite, të fal kënaqësi dhe nëse jeni në një lidhje ju afron më shumë me partnerin. Por, pavarësisht çfarë statusi keni me partnerin tuaj, seksi ndonjëherë mund t’ju bëjë të ndiheni konfuzë.

Të gjithë jemi të ndryshëm dhe kësisoj dhe nevoja për marrëdhënie seksuale është e ndryshme. Por, pyetja është sa herë duhet të kryejmë marrëdhënie seksuale në një javë? Epo, sipas studimeve, është e komplikuar.

Ekspertja e takimeve online, Julie Spira shpjegon se:

Të bëni seks rregullisht ju ndihmon të qëndroni të shëndetshëm dhe të lumtur. Marrëdhënia intime është një eksperiencë që lidh më shumë çiftet me njëri-tjetrin dhe pa të, lidhja mund të jetë jo e plotë. Edhe nëse jeni të lodhur nga një javë e ngarkuar dhe stresuese në punë, sigurohuni që të gjeni pak kohë për vete dhe partnerin/en gjatë fundjavës.

A ka një numër të caktuar se sa shpesh duhet të bëjmë seks mesatarisht në një javë? Si shumë gjëra të tjera, kur vjen puna te gjëra kaq intime varion nga marrëdhënia që ju keni me partnerin/en tuaj. Sipas studimeve në vitin 2017, një mesatare e amerikanëve kryenin marrëdhënie seksuale 54 herë gjatë një viti, që do të thotë një herë në javë. Por, gjithsesi këtu ndikojnë faktorë të ndryshëm, si statusi i lidhjes, mosha, jetoni apo jo me ta.

Çdo çift është i ndryshëm, dhe varet nga sa shpesh e takoni njëri-tjetrin gjithashtu. Ju nuk mund të prisni të bëni seks çdo ditë nëse nuk shiheni çdo ditë. Njerëzit në marrëdhënie në distancë mund të bëjnë seks gjatë gjithë kohës kur janë së bashku, pastaj kalojnë muaj pa u parë njeri me tjetrin. E njëjta gjë vlen edhe për sa kohë keni qenë së bashku: Herët në një marrëdhënie, kur ende ndieni ato fluturat, “Unë nuk mund të ngopem me ju”, ju mund të kryeni më shumë seks sesa më vonë. Për sa kohë që ju dhe partneri juaj jeni të lumtur, kjo është gjëja më e rëndësishme.

Më shumë marrëdhënie seksuale nuk do të thotë domosdoshmërisht një marrëdhënie më e shëndetshme. Një studim i vitit 2015 zbuloi se çiftet që bëjnë seks një herë në javë ishin më të lumturit dhe se të bësh seks më shpesh sesa kjo nuk përmirëson kënaqësinë e marrëdhënies. Çiftet që bëjnë seks dy-tre herë në javë, ose çdo ditë janë po aq të kënaqur sa ata që e kryejnë çdo javë. Por përsëri, ky studim është vetëm një shembull dhe nuk ju tregon asgjë në lidhje me marrëdhëniet ose dëshirat tuaja.

Mbi të gjitha, nuk është vetëm akti fizik që ju bën të ndiheni mirë. Një studim tjetër i vitit 2017 zbuloi se puthjet, përqafimet, ndihmojnë në induktimin e të njëjtave ndjenja gëzimi që marrim nga seksi. Me fjalë të tjera, afërsia mund të arrihet përmes shumë afrimiteteve të ndryshme fizike dhe emocionale.

Përfundimi është se nuk ka asnjë përgjigje se sa shpesh duhet të kryeni marrëdhënie seksuale, por nëse po vini re se jeta juaj seksuale është në rënie, është koha të mendoni se si mund të jeni më aktivë për të qëndruar të lidhur me partnerin tuaj.