Celebrities Gossip Love & Sex

Jeni kuriozë të njiheni me partneret e Elon Musk ndër vite?

Miliarderi Elon Musk, themeluesi i ‘Tesla’ së fundmi është fokusuar në një betejë të ashpër me rivalin e tij miliarderin Jeff Bezos, për të krijuar kompaninë e parë të udhëtimit në hapësirë. Përpos punës dhe qëllimeve të tij që ndonjëherë mund të duken edhe të jashtëzakonshme dhe të paarritshme Elon Musk ka pasur edhe një histori të gjatë me të dashurat e tij. Ja se cilat janë të dashurat ose më saktë partneret e Elon Musk ndër vite.

1. Justine Musk

Justine Musk ishte gruaja e parë e Elon. Ajo është martuar në vitin 2000 me udhëheqësin e teknologjisë. Çifti mirëpritën djalin e tyre të parë, Nevada Alexander Musk, në 2002, por e humbën atë nga Sindroma e Vdekjes së Papritur të Foshnjave (SIDS) në moshën 10 javëshe. Më pas në vitin 2004 binjakët Griffin dhe Xavier Musk, ndërkohë që në vitin 2006 dhe një grup trinjakësh Kai, Saxon dhe Damian Musk, gjithsej pesë fëmijë. Elon dhe Justine u ndanë nga njëri-tjetri në vitin 2008.

2. Talulah Riley

Aktorja Talulah Riley u fejua me Musk gjashtë javë pasi ai paraqiti kërkesën për divorc nga Justine, duke u martuar në vitin 2010. Çifti arritën në një pikë kritike në 2014 kur u divorcuan me kërkesën të Elon. Dyshja u pajtuan dhe u martuan përsëri 18 muaj më vonë vetëm që Riley të paraqiste kërkesën për divorc në vitin 2016.

3. Amber Heard

Themeluesi i ‘SpaceX’ më pas pati kontakte me  Amber Heard, duke u takuar me aktoren në fund të vitit 2016, menjëherë pas divorcit të yllit të “Aquaman” nga Johnny Depp. Fatkeqësisht, ajo dhe Musk u ndanë pas vetëm një viti për shkak të orareve të tyre intensive. Gjatë një interviste të dhënë në vitin 2017 në muajin nëntor Musk është shprehur se për të ka qenë shumë e vështirë ndarja pasi ai ishte me të vërtetë i dashuruar me të.

4. Grimes

Miliarderi Elon Musk dhe partnerja e tij Grimes i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre pas 3 vitesh së bashku. Themeluesi i “SpaceX” konfirmoi se ai dhe këngëtarja kanadeze janë “gjysmë të ndarë”, por i ruajnë marrëdhëniet të mira dhe vazhdojnë të jenë bashkë si prindër të djalit të tyre 1-vjeçar, të quajtur X Æ A-Xii Musk. Për më tepër në lidhje me jetën e Elon Musk dhe Grimes kliko këtu.