Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Botë e Çuditshme Lifestyle

Jeni me fat nëse e shihni perëndimin e diellit, pasi banorët e këtij vendi nuk e kanë këtë shans!

A e dini se ka vende në të gjithë botën ku dielli nuk perëndon fare për më shumë se 70 ditë? Pra nëse ju që po e lexoni këtë lajm jeni një nga fatlumët që arrin të shijojë perëndimin e diellit, duhet të dini se ka disa njerëz pak më larg jush që nuk e kanë këtë mundësi. Me siguri jeni bërë kuriozë të dini se cilat janë këto vende kështu që ne po ju njohim me 6 vendet në Tokë ku dielli nuk perëndon.

1.Norvegjia

Norvegjia, e vendosur në Rrethin Arktik, quhet edhe “Toka e Diellit të Mesnatës”, ku nga maji deri në fund të korrikut, dielli në të vërtetë aty nuk perëndon kurrë. Kjo do të thotë se për një periudhë prej 76 ditësh nata nuk ekziston. Në Svalbard, dielli shkëlqen vazhdimisht nga 10 prilli deri më 23 gusht. Ky është gjithashtu dhe rajoni më i banuar në veri të Evropës. Ju mund të planifikoni vizitën tuaj në këtë vend gjatë kësaj kohe dhe të jetoni ditët, kur nuk ka natë.

2.Nunavut, Kanada

Nunavut është një qytet me më shumë se 3000 njerëz. Ai ndodhet dy gradë mbi Rrethin e Arktikut, në Territoret Veriperëndimore të Kanadasë. Këtu dielli nuk perëndon për 2 muaj, ndërsa në dimër, vendi jeton po ashtu 30 ditë rresht në errësirë ​​të plotë.

3.Islanda

Islanda është ishulli më i madh i Evropës pas Britanisë së Madhe dhe njihet gjithashtu si vendi që nuk ka mushkonja. Gjatë verës, netët janë të qarta në Islandë, ndërsa gjatë muajit qershor, dielli në fakt nuk perëndon kurrë. Për të parë Diellin e Mesnatës në shkëlqimin e tij të plotë, ju mund të vizitoni qytetin Akureyri dhe ishullin Grimsey.

4.Barrow, Alaska

Nga fundi i majit deri në fund të korrikut, dielli nuk perëndon kurrë në këtë qytet, gjë që më vonë kompensohet nga fillimi i nëntorit ku për 30 ditë ajo që shihet janë vetëm netët polare. I famshëm për malet e mbuluara me borë dhe akullnajat magjepsëse, ky vend mund të vizitohet gjatë verës ose nëse doni pak drithërima edhe gjatë dimrit.

5.Finlanda

Toka e mijëra liqeneve dhe ishujve, shumica e Finlandës e sheh diellin 24 orë përgjatë 73 ditëve në verë, ndërsa gjatë dimrit, ky rajon nuk sheh dritë me sy. Kjo është gjithashtu një nga arsyet pse njerëzit këtu flenë më pak gjatë verës dhe më shumë gjatë dimrit. Në Finlandë ju mund të shijoni aurat polare dhe gjithashtu të keni mundësinë të kënaqeni me ski e të përjetoni ndjenjën e qëndrimit në shtëpitë eskimeze, që duken si kuti qelqi.

 

6.Suedia

Nga fillimi i majit deri në fund të gushtit, në Suedi dielli perëndon rreth mesnatës dhe lind rreth orës 4 të mëngjesit. Këtu, periudha kohore më ditë të pandërprera me diell mund të zgjasë edhe deri në gjashtë muaj të vitit. Këtu mund të kalohen ditë të gjata duke u kënaqur me aktivitete aventureske, duke dalë jashtë për golf, peshkim, duke eksploruar shtigje të egra në natyrë dhe shumë më tepër.