Celebrities Gossip Showbiz

“Jeni plehra”, Kejvina Kthella reagon e revoltuar ndaj ofendimit të rëndë të ndjekësit!

Kur ka raste të dhunës apo përdhunimeve ndaj grave (që për hir të së vërtetës janë të shumta), shumë vajza të showbiz-it tonë zgjedhin të reagojnë në rrjete sociale duke përdorur kështu influencën e tyre. Megjithatë, jo çdokush bie dakord me këtë gjë dhe si personazhe publike duhet të përballen me kritika apo ofendime nga më të ndryshmet.

E njëjta gjë i ka ndodhur modeles Kejvina Kthella, e cila ka reaguar ndaj lajmit për abuzimin e 17-vjeçares nga Fushë-Kruja nga 6 persona. Teksa ka postuar në Instastory titullin e lajmit, bukuroshja ka shkruar:

Jeni plehra të neveritshëm. Ju jeni mbështetësit e parë të këtyre plehrave. E keni mendjen të vidhni jo të bëni punën tuaj! Zoti ju vraftë! 

E duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer një prej ndjekësve të modeles, i cili e ka ofenduar atë rëndë në mesazhe dhe këtë gjë e ka bërë publike vetë Kejvina duke ju kundërpërgjigjur e revoltuar:

Goca duhet të jeni të ndershme që mos t’ju përdhunojne sipas këtij burrit të nanës vet.

Kejvina Kthella është një ndër modelet më seksi në vendin tonë edhe pse së fundmi nuk ka qenë më aktive me intervista apo televizion. Megjithatë, në Instagrami-n e saj, Kejvina poston vazhdimisht fotografi shumë sensuale dhe provokuese.

Ajo njihet për tipin e saj pa komplekse dhe teksa shumë personazhe të njohura nuk pranojnë të kenë bërë ndërhyrje, Kejvina e ka pranuar vetë me anë të një video në Instastory se ka bërë buzët.