Fashion

Jeni të fiksuar pas këtyre trendeve të dimrit?! Ndoshta ka ardhur momenti t’i zëvendësoni!

Në sezonin e dimrit ne kërkojmë të qëndrojmë sa më ngrohtë dhe në të njëjtën kohë të dukemi sa më bukur me veshjet tona. Egzistojnë ende disa rroba të cilat janë aq të rehatshme, sa duket se do t’i kemi përjetësisht në garderobën tonë. Ja disa nga trendet e dimrit të cilat edhe pse shumë njerëzve nuk u shkonin për shtat arritën ti “rrëmbenin” nga raftet e dyqaneve.

Palltot prej pellushi

Veshjet prej pellushi ishin në kulmin e popullaritetit disa sezone me radhë. Sidoqoftë, ekspertët e modës së sotme thonë se kjo tendencë ka filluar të humbasë tërheqjen e saj. Mbi të gjitha, askush nuk do të ndiejë shumë ngrohtësi në një shtresë të tillë kur temperatura është nën zero. Stilistët rekomandojnë zëvendësimin e veshjeve prej pellushi me një pallto klasike leshi.

9 Outdated Winter Trends That Bring on More Harm Than Beauty
Çizme të ngushta deri në gjunjë

Çizmet e ngushta me takë të lartë kanë qenë disa nga këpucët më të kërkuara për një kohë të gjatë. Ato zakonisht kombinohen me funde, fustane dhe xhinse të ngushta. Sot, janë llojet e çizmeve të lira që janë në modë. Ato nuk kufizojnë lëvizjen dhe duken bukur në kombinime të ndryshme. Për më tepër, janë më të rehatshme dhe nuk bëjnë që këmbët të lodhen shpejt.

9 Outdated Winter Trends That Bring on More Harm Than Beauty
Triko me çizme deri në gjunjë

Trikot gjithashtu u futën në listën e trendeve të vjetëruara. Disa kohë më parë, ato visheshin me çizme të larta. Një kombinim i tillë nuk i përshtatet të gjitha llojeve të formave të trupit. Kjo mund të zëvendësohet me një kostum të thurur që është bërë përsëri popullor kohët e fundit.

9 Outdated Winter Trends That Bring on More Harm Than Beauty
Palltot e shkurtra

Jo vetëm xhaketat e shkurtra por edhe palltot e shkurtra ishin në modë. Filloni t’u thoni jo artikujve të tillë dhe zhvendosni vëmendjen tuaj në silueta më moderne, të tilla si pallto të gjata, me rroba të gjera.

9 Outdated Winter Trends That Bring on More Harm Than Beauty
Kapele prej pëlhure të hollë

Kapelet e ngushta me pëlhurë të hollë nuk u përshtaten shumë njerëzve dhe as nuk ju mbajnë të ngrohtë në temperatura nën zero. Për më tepër, ato shtrembërojnë përmasat e fytyrës. Kjo është arsyeja pse është më mirë të zgjedhësh kapele voluminoze, të trasha.

9 Outdated Winter Trends That Bring on More Harm Than Beauty
Xhaketat e mëdha

Kohët kanë ndryshuar dhe rregulli, “sa më i madh xhaketa, aq më mirë” nuk funksionon më. Shumë të famshëm tashmë i kanë thënë lamtumirë atyre xhaketave gjigante dhe i kanë zëvendësuar ato me modele më praktike për nga madhësia dhe ngjyra.

9 Outdated Winter Trends That Bring on More Harm Than Beauty