Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Health & Beauty

Jeni “zogj mëngjesi” apo “bufa nate”? zbuloni kush janë më të lumtur

A nuk i keni zili ata njerëz që kërcejnë nga shtrati herët në mëngjes? Apo ndoshta ju keni fatin të jeni një prej tyre!
Gjithsesi thuhet se zogu i hershëm kap krimbin dhe bota është e mbushur me variacione në lidhje me temën që ata që zgjohen herët bëjnë një jetë më të mirë dhe zakonisht janë me një buzëqeshje në fytyrë.

Një detaj që duhet të mbajmë mend është se në të vërtetë shumica e tyre – rreth 60% prej nesh jemi një përzierje e ndërmjetme e të dyjave.

Një faktor tjetër për tu marrë në konsideratë është se kronotipi nuk ka të bëjë vetëm me kohën kur shkon në shtrat dhe çohesh në mëngjes, por ka të bëjë edhe me kohën tënde optimale të funksionimit – ata që zgjohen herët priren të jenë më të mirët në fillim të ditës, ndërsa ata që qëndrojnë deri vonë janë deri vonë produktiv, gjë që mund të ketë përparësi të dukshme për disa rrugë karriere që përfshijnë punën në mbrëmje ose turnet e natës.

Sa i përket asaj se kush përshtatet në cilin grupim, duke folur në përgjithësi, gratë më shpesh priren të jenë të kronotipit të mëngjesit, ndërsa burrat janë më shpesh kronotipi i mbrëmjes.

Mosha është një faktor tjetër i rëndësishëm. Në adoleshencë, ka një tendencë të zhvendoset më shumë drejt kronotipit të atyre që qëndrojnë deri vonë zgjuar, por pas adoleshencës, zgjimi herët ka tendencë të bëhet më i zakonshëm.

Ndërsa për atë se kush është më i lumtur, shumë studime kanë treguar një lidhje midis të qenurit person mëngjesi dhe lumturisë më të madhe. Si shembull merrni parasysh një studim të qindra studentëve të mjekësisë të kryer në Universitetin Dokuz Eylul në Turqi – rezultatet më të larta të atyre që zgjohen herët në mëngjes u shoqëruan me rezultate më të larta në një pyetësor të lumturisë.

E thënë ndryshe, 26.6% e studentëve të kategorizuar si ‘bufa nate’ shënuan më pak lumturi sesa grupi (6.7%) i kategorizuar si ‘zogj mëngjesi’, si dhe pjesa tjetër e studentëve të kategorizuar si të ndërmjetëm. Studimet e njerëzve të moshuar gjithashtu në mënyrë të ngjashme tregojnë një lidhje midis mëngjesit dhe lumturisë më të madhe.

Sipas një studimi të kryer në Universitetin e Leipzig, avantazhi emocional i zgjimit herët shfaqet gjithashtu në kënaqësi më të madhe me jetën dhe uljen e ndjeshmërisë ndaj problemeve të shëndetit mendor. Studime të tjera sugjerojnë që njerëzit që janë ‘bufa nate’ kanë më shumë të ngjarë se ‘zogjtë e mëngjesit’ të përjetojnë simptoma të depresionit, çrregullimit afektiv sezonal dhe abuzimit me substancat.

Mekanizmat e tjerë të mundshëm që shpjegojnë avantazhin e të qenit ‘zog mëngjesi’ janë se ata duket se kanë aftësi më të mira rregulluese emocionale dhe një qëndrim më pozitiv ndaj kohës, krahasuar me ‘bufët’. E gjithë kjo ngre pikëpyetje se nga vijnë këto prirje zog ose buf dhe nëse mund t’i ndryshojmë ato. Siç tregoi një ekip në Universitetin e Warwick, kronotipi lidhet me personalitetin – të qenit ‘zog mëngjesi’ lidhet veçanërisht me rezultate më të larta në tiparin kryesisht të favorshëm të ndërgjegjshmërisë (një nga pesë tiparet e mëdha që lidhet me të qenit më i vetë-disiplinuar, i rregullt dhe ambicioz). Anasjelltas, rezultati më i lartë në ekstversion dhe hapje lidhet me të qenit më shumë një ‘buf nate’. Nga ana tjetër, personaliteti dhe kronotipi ndajnë disa nga të njëjtat ndikime themelore gjenetike, tregoi ekipi.

Lajmi i mirë është se as personaliteti dhe as kronotipi nuk janë vendosur plotësisht në gur. Të dy janë formuar nga faktorë përtej gjeneve tona, të tilla si mjedisi ynë familjar, rolet profesionale dhe rutinat që ato kërkojnë nga ne. Kjo lakueshmëri përtej trashëgimisë sonë gjenetike nënkupton, siç thanë studiuesit e Universitetit të Warwick, “… mund të jetë e mundur të ndryshosh kronotipin e dikujt në një mënyrë më të qëllimshme”.

Disa këshilla themelore për t’u zhvendosur drejt të qenit ‘zog mëngjesi’ përfshijnë shmangien gradualisht të përdorimit të pajisjeve dixhitale në mbrëmje, duke synuar të shkoni në shtrat më herët dhe t’i jepni vetes një arsye të dobishme për t’u ngritur në mëngjes – qoftë një kafe apo një shëtitje të qetë.

Lajmi i keq është se gjetjet paraprake nga Universiteti i Varshavës, bazuar në një studim të studentëve, sugjeruan që zhvendosja e tyre sezonale në kronotip drejt një mëngjesi më të madh (në muajt e verës) nuk ishte e lidhur me përfitime humori apo kënaqësi nga jeta. Kjo sugjeron që ndryshimi i kronotipit tuaj mund të mos jetë një mënyrë e shpejtë për t’u bërë më të lumtur – mund t’ju duhet të mendoni më rrënjësisht sesa thjesht vendosja e një alarmi herët.

Pjesërisht kjo ndoshta sepse drejtimi kauzal midis kronotipit dhe lumturisë rrjedh po aq në drejtimin tjetër, nga lumturia në kronotip. Nëse mund të gjesh kënaqësi në jetë dhe ditët e tua janë të ngarkuara dhe shpërblyese, me siguri do ta kesh shumë më lehtë të flesh në kohë gjatë natës dhe të zgjohesh herët në mëngjes.