Celebrities Fashion

Jennifer Aniston dhe koleksioni i saj i çantave, ku të gjitha të çojnë tek një!

Një aksesor që asnjë femër nuk mund të dalë nga shtëpia pa të, sigurisht që është çanta. Shpesh herë na ndodh që të frymëzohemi për veshjen dhe ‘look-un’ tonë nga personazhet tanë të preferuar apo ato që kanë shumë stil.

Që prej rolit të saj ikonikë, si Rachel Green, Jennifer Aniston duket se ka mbetur një ikonë mode, por këtë herë jo aq ‘extra’ sa Rachel. Në jetën reale, aktorja preferon kryesisht stilin minimalist ku çdo gjë të jetë në kombinim dhe mëse funksionale dhe praktike. Prandaj ndodh që rrallherë mund ta shohim me ndonjë çantë të vogël, vetëm portofilin e saj. Ajo preferon që kur të largohet nga shtëpia të ketë me vete çdo gjë që i duhet.

Nëse shohim me kujdes çantat që Aniston është shfaqur në publik, edhe pse duken të ndryshme dhe janë të tilla, mund të pikasim një detaj që e kanë të përbashkët dhe ai është rripi. Nëse mund të dalloni çantat e saj ajo preferon t’i mbajë të varura në qafë apo në krah, kështu nuk e pengojnë atë për të mbajtur gjëra të tjera ndër duar.

Gjithashtu vëmë re se ngjyrat më të dashura për të tek çantat janë kafja dhe e zeza që janë lehtësisht të kombinueshme, por përpos prakticitetit ajo ka dhe markat e saj të preferuara: Givenchy, Salvatore Ferragamo, Celine, Hermes dhe Valextra.