Celebrities

Jennifer Aniston ende ka shumë frikë nga COVID-i, ndaj merr vendimin…

Gjithnjë zë i fortë në luftën anti-COVID e mbështetëse e vaksinës, si e vetmja armë për të frenuar përhapjen, Jennifer Aniston është mjaft e kujdesshme kur vjen puna për ta deklaruar “të kaluar” alarmin nga pandemia.

Dhe tani vendimi: aktorja amerikane, e cila gjithnjë ka ndjekur masa të rrepta karantine nuk do të paraqitet në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Emmy Awards më 19 shtator, edhe pse është mes kandidaturave për “Friends: The Reunion”. Në rast fitoreje do të jetë producenti e regjisori Ben Winston, i cili pritet të tërheqë çmimin.

E ftuar te “Jimmy Kimmel live”, ylli hollivudian deklaroi:

Po bëj hapa të vegjël për të dalë nga lockdown-i që i kam vendosur vetes e për mua është shumë që të jem këtu sonte.

Gjatë fazës më akute të pandemisë, Aniston ndau në rrjetet sociale, foton tronditëse të një miku të intubuar e shkruante: “Ky është COVID-i, është real!”

Jennifer Aniston ishte mes yjeve të parë në Hollivud që mbështetën fushatën për mbajtjen e maskës e më pas për vaksinimin. Ajo tha se 18 muajt e fundit e ka shkelur karantinën vetëm për xhirimet e sezonit të dytë të spektaklit “The Morning Show”, por që iu përmbajt në mënyrë të rreptë zbatimit të protokollit.

Ndryshe nga viti i kaluar kur ceremonia e ndarjes së çmimeve Emmy u zhvillua virtualisht, kësaj here rikthehet me prani fizike edhe pse TV Academy ka marrë masa të forta. Eventi do të zhvillohet në mjedis të hapur, në një tarracë me pamje nga Los Anxhelos, me prezencën e jo më shumë se 600 të ftuarve.