Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Film & Tv Showbiz

Jennifer Aniston refuzoi të luajë në filmin “Serendipity”/ Ja arsyeja se pse…

Së fundmi është mësuar se aktorja, producentja dhe sipërmarrësja e njohur, Jennifer Aniston ka refuzuar të luajë në filmin “Serendipity”. Regjisori i filmit, Peter Chelsom, u shpreh se Aniston nuk pranoi që të luante në rolin kryesor të filmit në fjalë. Ai tha se:

Ne patjetër do t’i kishim bërë një ofertë të mirë nëse ajo do pranonte të luante rolin e Sarës në film.

“Serendipity” është një film komedi romantik amerikan i vitit 2001 i drejtuar nga regjisori i njohur Peter Chelsom dhe i shkruar nga Marc Klein. Filmi fitoi 77.5 milionë dollarë me një buxhet prej 28 milionë dollarësh. Aktorja e njohur Kate Beckinsale luan përballë aktorit John Cusack, por Peter Chelsom kohët e fundit tha për “Insider” se Beckinsale nuk ishte e vetmja kandidante për rolin e Sara Thomas. Jennifer fillimisht u takua me Chelsom për të diskutuar gjithashtu për të luajtur rolin e Sarës. Chelsom tha se ai e kujton qartë momentin kur Aniston shkoi për ta takuar në lidhje me rolin. Ai shprehet:

Mbaj mend kur ajo hyri dhe tha se ajo bëne një komedi romantike një herë në javë, kur ajo luante për serialin “Friends” në atë kohë, kështu që i kishte gjërat e qarta dhe e kishte marrë vendimin e saj që të mos luante rolin e Sarës. Jennifer kishte ardhur të takohej me mua në mirëbesim pa një ofertë, por ne patjetër do t’i kishim bërë një ofertë shumë të mirë nëse ajo donte të pranonte të ishtë pjesë e filmit “Serendipity”.

Aniston nuk ishte aktorja e vetme që për pak luajti rolin e Sarës. Chelsom tha gjithashtu se:

Aktorja Carla Gugino iu afrua jashtëzakonisht shumë arritjes për t’u bërë pjesë e filmit duke luajtur rolin e Sara Thomas.

Rikujtojmë se, Jennifer Aniston zbuloi se është gati për të gjetur përsëri dashurinë pasi mori kohë për t’u përqëndruar te vetja pas ndarjes së saj nga burri i dytë Justin Theroux në vitin 2018. Aktorja 52-vjeçare tha se aktualisht nuk është duke u takuar, por është bërë më e hapur ndaj idesë së dashurisë së re në jetën e saj.

Gjithashtu, Jennifer Aniston dhe Adam Sandler kohët e fundit konfirmuan se do të marrin pjesë në një vazhdim të komedisë së vitit 2019 “Murder Mystery”. Aktorët njoftuan se ishin duke u përgatitur për të luajtur në filmin e ardhshëm të Netflix, të titulluar “Murder Mystery 2”, gjatë eventit të takimit me fansat në Tudum.