Celebrities Gossip Showbiz

Jennifer Garner shihet në një takim pune në Nju Jork!

Jennifer Garner është një figurë shumë e dashur e showbiz-it të huaj, e vlerësuar për talentin e saj, si edhe për finesën, personalitetin dhe mirësjelljen që gjithnjë shfaq. Ajo zakonisht shihet në Los Anxhelos me një bluzë dhe xhinse ndërsa kalon kohë me tre fëmijët që ndan me ish-bashkëshortin Ben Affleck.

Megjithatë, ajo gjithnjë tërheq vëmendjen e fansave, me pamjen, ‘look-un’, apo edhe buzëqeshjen e saj. Të martën, aktorja 49-vjeçare Jennifer Garner , u pa me një pallto elegante dhe taka të larta teksa po shkonte për një takim pune në Nju Jork. Bukuroshja brune, e cila njihet më së shumti për serialin “Alias” ​​dhe filmin “13 Going On 30”, mbante flokët e saj të gjata brune poshtë, ndërsa ishte grimuar bukur me buzëkuq rozë.

Aktorja qëndroi ngrohtë me një pallto të zezë me përmasa të mëdha, që i binte poshtë gjurit. Jennifer ishte gati për foto me flokët e saj brune të stiluara në një pjesë jashtë qendrës dhe me onde voluminoze të lëshuara. Fytyra e nënës së tre fëmijëve ishte e grimuar lehtë.

Themeluesja e “Once Upon A Farm” kombinoi dorashka gri dhe ngjyrë gështenjë me pallton e saj të gjatë. Shëtitja në Nju Jork pason udhëtimin e Garner në Massachusetts, ku ajo u quajt Gruaja e Vitit të shtunën. Ajo u nderua përkrah Jason Bateman, i cili mori çmimin Burri i Vitit.