Lancio Music

Jennifer Lopez i nxjerr të gjitha për projektin e ri muzikor

Së fundmi ajo u vlerësua me titullin “Ikonë” në “People’s Choice Awards” dhe gjithashtu dha një performancë të nxehtë në “American Music Awards”. Jennifer Lopez po korr sukses pas suksesi dhe nuk ka ndërmend të ndalet.

Ylli i muzikës dhe filmit pak orë më parë ka thyer rrjetin duke zbuluar koverin e projektit të saj të ri muzikor “In The Morning” që pritet të publikohet këtë të premte.

51-vjeçarja e cila është e fiksuar pas palestrës dhe fitnesit shfaqi format e saj të tonifikuara trupore, madje me shumë krenari. J-Lo u shfaq nudo në koverin me sfond të zi ku muskujt e saj binin menjëherë në sy dhe pjesët intime i mbulon aq sa të mos censurohet nga rregullat e rrjeteve sociale. Mijëra komente kanë vërshuar në Instagram-in e saj për pamjen e bukur që të lë me gojë hapur, ndërkohë që kjo foto u bë virale sa hap e mbyll sytë.

“Kjo foto është flakë” -ishte një ndër komentet më të shpeshta që mori koveri i këngëtares ndërsa fansat e presin me padurim prurjen më të re muzikore të saj. Shpeshherë në rrjetet sociale Lopez ndan këshilla dhe ushtrime të shumta fitnesi që të gjithë ndjekësit e saj mund t’i vënë në zbatim për t’ju afruar sa më shumë formave të lakuara të J-Lo.