Gossip Showbiz

Jennifer Lopez në telashe me policinë, çfarë ka ndodhur?

Diva e muzikës latine Jennifer Lopez është përfshirë së fundmi në telashe me policinë. Burime nga departamenti i policisë kanë zbuluar se prej 6 muajsh vijnë ankesa dhe telefonata se në shtëpinë e këngëtares bëhet shumë zhurmë dhe dëgjohet muzikë me zë të lartë.

Por sa herë policët kanë shkuar për kontroll në shtëpinë e këngëtares nuk kanë gjetur asgjë që mund të jetë shqetësuese për banorët. Gjithashtu burimet kanë treguar se telefonatat nisën pasi Jennifer performoi në inaugurimin e presidentit të SHBA, Joe Biden.

Rikujtojmë, se Lopez dhe regjisori Affleck po shijojnë ditët më të mira bashkë si çift dhe për këtë nuk ka më asnjë pikë dyshimi. Marrëdhënia mes dyshes së njohur duket shumë serioze, aq sa artistja ka vendosur të zhvendoset pranë partnerit të saj të ri.

Një burim ka treguar ekskluzivisht për “E! News” se Jennifer është gati të largohet nga Miami dhe të lërë shtëpinë e saj luksoze, ku shijoi një fundjavë të këndshme me Affleck.

Mesa duket lajmi i ribashkimit të tyre ka gëzuar jo vetëm fansat e Lopez dhe Affleck por edhe aktoren Jennifer Garner, ish-bashkëshorten e Ben. Dyshja e njohur e kanë marrë shumë seriozisht lidhjen e tyre dhe nëse nuk e besoni, së fundmi lart e poshtë po thuhet se J.Lo dhe Affleck janë duke diskutuar për pushimet verore.

Sipas një burimi për “People” ata duan të kalojnë sa më shumë kohë së bashku me njëri tjetrin dhe për këtë ju nevojitet një udhëtim.