Celebrities Music

Jennifer Lopez shkëlqen në shfaqjen e madhe të ‘American Music Awards 2021’!

Bukuroshja Jennifer Lopez ka sjellë personazhin e saj të ‘Marry Me’, Kat Valdez, në shfaqjen më të madhe të ndarjes së çmimeve në ‘American Music Awards 2021’. Këngëtarja dhe aktorja e njohur sapo u ngjitën në skenë për të interpretuar baladën “On My Way” e shoqëruar edhe me piano , e cila do të shfaqet në filmin e saj ‘Marry Me’ së bashku me Maluma, Owen Wilson dhe Sarah Silverman.

Këngëtarja kishte zgjedhur që të vishte një fustan të bardhë. Performanca ishte e regjistruar paraprakisht. Kënga e re e Lopez u lançua pak ditë më parë. Gjatë kohës që Lopez performonte “On My Way” për herë të parë në Global Citizen Live në muajin shtator se;

Kjo këngë ka të bëjë me harrimin e gabimeve të vjetra dhe gjetjen e fatit tuaj.

Si një referencë për këngën e re, Jennifer postoi një selfie të saj në rrjetin social Twitter duke shkuar në shfaqjen e çmimeve.

#OnMyWay tek ti @AMAs.

Ylli i “Jenny from the Block” ka një histori të interpretimit të këngëve të kolonave zanore në ‘AMA’-s. Vitin e kaluar ajo performoi “Pa’ Ti” dhe “Lonely” me aritstin e njohur Maluma, gjithashtu në promovimin e ‘Marry Me. Në vitin 2018, ajo doli në skenë për këngën e saj “Limitless” nga filmi ‘Second Act’.

Bukuroshja Lopez ka arritur që të fitojë tre ‘AMA’, duke përfshirë artisten e preferuar femër pop/rock në vitin 2003 dhe artisten e preferuar latine në vitin 2007 dhe vitin 2011. Performanca të tjera gjatë shfaqjes së organizuar nga Cardi B përfshinë edhe Olivia Rodrigo, Bad Bunny me Tainy dhe Julieta Venegas, Carrie Underwood dhe Jason Aldean, Kane Brown, New Edition, New Kids on the Block, Diplo, Måneskin, Mickey Guyton, Tyler, The Creator, Walker Hayes dhe Zoe Wees.