Celebrities Gossip Showbiz

Jennifer Lopez surprizon me deklaratën e saj!

Jennifer Lopez është një nga artistet më të pëlqyera në të gjithë botën. Tepër e talentuar, Lopez ka arritur të fitojë dashurinë e fansave qoftë me suksesin në jetën profesionale, ashtu edhe me historitë e jetës personale që kanë bërë shpeshherë bujë.

Lopez u pa në një video të re të shpërndarë në faqen e saj “JLO Beauty” në Instagram të enjten. Këngëtarja 52-vjeçare e “Jenny From The Block”, kishte veshur një fustan të verdhë teksa fliste për rëndësinë që gratë latine të bëhen udhëheqëse.

Por ajo që binte më shumë në sy në klip ishte drejt fundit, ku e dashura e Ben Affleck nuk ndihej kurrë se ajo ‘i përkiste Hollywood -it’ edhe pse ka realizuar gati 30 filma. Dhe ajo shtoi se ende ndihet si “e huaj”.

Lopez filloi duke thënë se të gjithë duan të ndihen sikur përkasin diku. Pastaj ajo bëri deklaratën tronditëse se ajo kurrë nuk e ndjeu se “përkiste” në biznesin e filmit.

Unë mendoj, e di që është e rëndësishme për të gjithë ne të ndihemi sikur i përkasim, dhe si shumica e njerëzve ka kaq shumë raste në jetën tuaj kur ndiheni si të huaj, ndihem kështu ndonjëherë në Hollywood.

Unë ende ndihem kështu.

Unë besoj se ne të gjithë kemi këtë fuqi të pakufishme brenda nesh që na bën të pandalshëm.

E vetmja mënyrë për t’u ndjerë vërtet e bukur është të pranosh veten ashtu siç je.

Artistja vërtet na surprizoi me këtë deklaratë të saj. Duket se ajo ka pëlqimin e të gjithëve, ose të paktën e një pjese të madhe të njerëzve. Megjithatë, kjo gjë nuk e ka ndalur Lopez të ndjejë se nuk “i përket” Hollywood-it.