Lancio Music

Jennifer Lopez zbulon mesazhin që fshihet pas pamjes në videoklipin e ri!

Diva e muzikës pop, Jennifer Lopez ka publikuar së fundmi videoklipin e këngës së saj “In the morning”. Këngëtarja shihet në video e zhveshur totalisht ndërkohë që mban vetëm një palë krahë engjëlli.

Artistja me famë botërore duket si gjithmonë në formë të shkëlqyer. 51-vjeçarja ka shpjeguar se në fakt pas këtij videoklipi fshihet një mesazh i fortë.

Dhe unë të desha ty më shumë seç doja veten… Jam shumë e lumtur që mund të shihni videoklipin zyrtar të këngës ‘In the morning’. Ka shumë simbolika për një lidhje të errët dhe të njëanshme dhe kuptimin se nuk mund të ndryshosh askënd tjetër…. mund të ndryshosh vetëm veten tënde. Rrit krahët e tu dhe largohu nga çdokush apo çdo gjë që nuk vlerëson gjithçka që ti ke për të ofruar.