Bota Tech

Jep dorëheqjen pas 23 viteve zyrtari i lartë i Amazon, Dave Clark!

Pas 23 viteve në rolin e shefit ekzekutiv të departamentit të financave për shitjet botërore në gjigantin e tregut elektronik Amazon, jep dorëheqejen Dave Clark. Amazon bëri të ditur se dorëheqja e Clark do jetë efektive që nga data 1 korrik, pas depozitimit rregullator në Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim të SHBA-ve, gjatë ditës së premte. Ndërkaq, Clark shkroi në Twitter se:

Kalova një periudhë të mahnitshme në Amazon, por që është koha që unë të zhvillohem përsëri, është diçka që është nxitëse për mua.

Gjatë kohës së tij në Amazon, Dave ndihmoi në zhvillimin dhe mbikëqyrjen e shtrirjes së rrjetit të magazinave dhe logjistikës së kompanisë, duke përfshirë këtu kamionët, aeroplanët dhe anijet të cilat ndihmuan në përshpejtimin e kohës së dërgesave dhe dominimin e tregut online me pakicë.

Largimi i tij, vjen pak pasi Amazon po përballet me sfida të reja, duke përfshirë këtu rritjen e ngadalshme të kompanisë, kontrolli nga rregullatori dhe ngritja e përpjekjeve për organizim nga punëtorët e magazinave. Segmenti i konsumatorëve veçanërisht ka pasur disa probleme, ndërsa departamenti i Amazon i shërbimeve AWS Cloud vazhdon të gjenerojë fitime të mëdha.

Sjellim në vëmendje se pak ditë më parë, Sheryl Sandberg, drejtuesja e dytë më e lartë e Facebook-ut, që tani është në pronësi të kompanisë Meta, njoftoi dorëheqjen nga posti i saj. Zonja Sandberg ka ndihmuar në transformimin e Facebook-ut nga një kompani e vogël interneti në një gjigant të reklamave digjitale, duke bartur gjithashtu fajin për disa nga gabimet më të mëdha në këtë rrugëtim. Ndërkaq, veterani i platformës META, Javier Olivan do të jetë drejtuesi i dytë më i lartë i Facebook-ut. Javie ka luajtur një rol vendimtar prapa skenave për ngritjen e kompanisë këto 15 vitet e fundit. Spanjolli do të zëvendësojë Sheryl Sandberg, e cila së fundmi bëri me dije se po largohej nga META.