Celebrities Gossip Showbiz

Jesy Nelson konfirmon romancën me yllin e “Emily In Paris”, Lucien Laviscount!

Këngëtarja e famshme, Jesy Nelson së fundmi ka konfirmuar romancën me aktorin e njohur të “Emily In Paris”, Lucien Laviscount, pasi u fotografuan duke u përqafuar e duke dhuruar puthje me njëri-tjetrin në Londër. 30-vjeçarja dukej mjaft e lumtur teksa po bënte një shëtitje nëpër kryeqytetin anglez me të dashurin e saj të ri.

Jesy, e cila së fundmi ishte e lidhur me Harry James, njihet për romancat me yje të tjerë të showbiz-it si Chris Hughes, Jordan Banjo dhe djalin e Coleen Nolan, Jake Roche, me të cilin ka qenë dhe e fejuar. Ndërkaq, artistja është përfshirë së fundmi në një konflikt me anëtaret e “Little Mix”. 30-vjeçarja theksoi se të qenit pjesë e një prej grupeve më të suksesshme të vajzave në Britani ndikoi në shëndetin e saj mendor. Në një intervistë, ajo shpjegoi se si gjërat e vogla e bënin të ndihej ‘e bllokuar’.

Ndërkaq, Jesy pak ditë më parë lajmëroi në rrjetin e saj social Instagram se ishte infektuar me COVID-19. Ajo bëri me dije gjithashtu se do të mungonte edhe në një emision radiofonik në Birmingham të Mbretërisë së Bashkuar. Në një deklaratë të dhënë së fundmi gjithashtu, ish-anëtarja e grupit më të njohur dhe më të dashur sidomos për adoleshentët dhe të rinjtë, ka marrë një vendim. Nelson ka paralajmëruar se do të kufizojë kohën në mediat sociale për shkak të frikës nga ‘trolling’, një lloj komunikimi provokues në procesin e dialogut virtual, i cili synon krijimin e fshehur të një konflikti midis pjesëmarrësve.

Vlen për t’u përmendur se Leigh-Anne Pinnock, Perrie Edwards dhe Jade Thirlwall po planifikojnë që të vazhdojnë dhe të punojnë për projektet e tyre solo. Sipas ‘The Sun’ grupi ka negociuar në heshtje për mënyrën e menaxhimit të ri dhe regjistrimin e marrëveshjeve, por mund të ndodh që të vendoset dhe që të shkohet në një pauzë të pacaktuar. Theksojmë se Nelson do të performojë në “Jingle Bell Ball” të Capital FM me datë 11 dhjetor, ku do t’i bashkohet edhe yjeve të tjerë si Justin Bieber, Coldplay, Clean Bandit dhe Jax Jones.