Së fundmi, është bërë e ditur se Meghan Markle do të jetë subjekt i një kursi studimi në një shkollë private në Londër. Sipas Nicholas Hewlett, dekan i Kolegjit të Shën Dunstan në Catford, Dukesha e Sussex-it dhe përvojat e saj në gjykatë do të përfaqësonin një rast emblematik të privilegjeve që njerëzit e bardhë gëzojnë ende dhe sot.
E mira dhe e keqja, princesha ideale, asnjëherë jashtë kornizave dhe vajza rebele që vjen nga bota e spektaklit. Kjo është historia që mediat britanike kanë ndërtuar shpesh nga dy protagonistet e familjes mbretërore. Por jo vetëm kaq, është dhe diskriminimi që Meghan kishte pësuar në gjykatë, duke filluar me akuzat për racizëm që vetë aktorja i denoncoi gjatë intervistës së shumëpërfolur me Oprah Winfrey.
Për këto dhe arsye të tjera, shkolla prestigjioze në Catford, një lagje në jug të Londrës, shkollimi vjetor në të cilën është rreth 20 mijë euro, ka vendosur t’i lejojë studentët e saj të studiojnë përvojat e jetës së Meghan në gjykatë, në kuadrin e një kursi të prezantuar në përgjigje ndaj mbulimit të madh mediatik të lëvizjes ‘Black Lives Matter’.
Përveç rastit të Meghan, seria e mësimeve do të trajtojë tema gjithnjë e më të ndjeshme si ajo e mikroagresioneve raciste dhe që shpesh nuk njihen si të tilla. Për shkak të rëndësisë së temave, edhe pse shkolla përfshin të gjitha nivelet e klasave; nga kopshti në shkollë të mesme, kursi do të jetë i rezervuar për nxënësit mbi 13-vjeç.
Së fundmi u tha se Meghan Markle mund të vijë me një linjë kozmetike, siç kanë bërë Jennifer Lopez, Cindy Crawford, Jessica Simpson apo Heidi Klum. Sipas të dhënave të mbledhura nga britaniket ‘Daily Mail’ e ‘The Sun’, dukesha e Sussex-it, e konsideruar ikonë bukurie e shumë e ndjekur për zgjedhjet e make-up, mund t’i hyjë një biznesi të ri. Një fushë që Markle e ka diskutuar edhe në të kaluarën është gjumi. Le të ndalemi pak këtu për të ditur se cilat janë këshillat më të mira të Dukeshës së Sussex-it për një gjumë të mirë? Zbulojeni në këtë link.