Art & Kulturë Celebrities Showbiz

Jeta e Volodymyr Zelensky tanimë në një libër!

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të këtij viti, kombet dhe liderët e tyre kanë qenë kryefjala e lajmeve. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky veçanërisht ka fituar shumë famë për udhëheqjen e tij të fortë gjatë kësaj periudhe të vështirë. Ai po vlerësohet si hero dhe tani komediani i kthyer në lider të kohës së luftës do të jetë edhe heroi në një libër komik.

Biografia më e fundit e romanit të TidalWave Comics titullohet “Political Power: Volodymyr Zelensky”. Vepra prej 22 faqesh tregon historinë se si Volodymyr Zelensky erdhi në pushtet tre vjet më parë, duke premtuar se do t’i jepte fund një lufte me separatistët e mbështetur nga Moska në Ukrainën lindore dhe si ai tani përballet me një pushtim rus që mund të rezultojë në përmbysjen e qeverisë së tij dhe fundin e demokracisë ukrainase.

Zelensky, i njohur më së shumti për rolin e një presidenti fiktiv në një shfaqje televizive, nuk kishte përvojë politike kur mori detyrën si presidenti i gjashtë i vendit. Sjellim në vëmendje se një top bejsbolli i nënshkruar nga presidenti ukrainas, është shitur në ankand për mbi 48 mijë euro, një pjesë e të cilës do të dhurohet për të mbështetur ukrainasit e zhvendosur nga lufta.

Ankandi RR Auction i Bostonit njoftoi se oferta fituese për topin e bejsbollit të “Rawlings Major League” ishte tri herë më e lartë se sa ishte parashikuar. Zelensky është bërë së fundmi personazhi më i përfolur, madje edhe një simbol seksi gjatë javëve të fundit. Një stilist çek tani po përfiton nga popullariteti i tij duke shitur jastëkë me fytyrën e presidentit për të mbledhur para për ukrainasit. Stilisti Tomas Brinek tha për “Reuters” se:

Shumë njerëz, e shohin presidentin ukrainas si një simboli seksi, kështu që më lindi ideja të krijoja jastëk me fytyrën e tij që do të dukej sikur ai po fle me ju.