Live From Tirana Politikë

Jeta mes medias dhe politikës…rrëfehet si rrallëherë Ori Nebijaj!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio moderatorja shumë e dashur për publikun, Ori Nebijaj. Si ka qenë për Orin jeta mes medias dhe politikës, a e ka favorizuar media te kjo pjesë?

Angazhimi im politik edhe pse ka nisur herët nuk ka qenë shumë mediatik dhe unë kam zgjedhur të jem gjithmonë e kujdesshme, të them qëndrimet e mia pa bërtitur me të madhe. Ka qenë një periudhë që unë kam qenë zëdhënëse e PD, isha ajo që e përfaqësoja të gjithë logon e së djathtës në çdo deklaratë për shtyp. Më pas kandidimi në Forum dhe angazhimi në Këshillin Kombëtar të partisë nuk ka qenë asnjëherë ekspozim i imi mediatik. Puna në media si gazetare, moderatore, autore, producente, i shtoi dozat e njohjes së publikut me mua. Isha më prezente dhe njohjet e mia për shkak të punës më favorizojnë shumë në krahasim me disa kandidatë që nuk njihen shumë si individë. Shpresoj të përkthehet edhe në votë.

Ori tashmë është në listën e të djathtëve si kandidate për deputete. Ajo është e 18-në listë, por a ka një domethënie kjo për bukuroshen?

Është një numër me një simbolikë të veçantë. Unë drejtpërsëdrejti targetoj të gjithë votuesit që votojnë për herë të parë. Nga të gjitha anët duket se ka një mesazh plotësues, ogurmir për mua që jam për herë të parë në listë si dhe për ata që votojnë për herë të parë. Momenti më i fortë për mua ishte kur u zgjodha nga Luzim Basha për të qenë zëdhënëse e PD. Asokohe isha rreth 27-28 vjeçe dhe ishte një vendim i fortë. Prezantimi i parë ishte në Kuvendin Kombëtar, isha zëdhënësja e tij e parë në nisjen e karrierës së Bashës si kryetar i PD dhe ishte një përgjegjësi dhe emocion i papar. Dridhesha e tëra. Bashkëpunimi im ka qenë përher shumë i mirë. Kam qenë me fat edhe e llastuar. 

Pse duhet votuar Ori sipas vetë Orit?

Ne duhet ta mbështesim njëri tjetrin apriori. Të dalim nga inatet që kemi trashëguar. Unë dua të bëj maksimumin, jam e re në politike, nuk kam kosto politike dhe e vetmja dëshirë që kam është që të rinjtë të kenë mundësi më të mira se ato që unë kam patur edhe pse unë kam punuar shumë për të arritur aty ku jam sot. Ne kemi nevojë dhe kemi një potencial shumë të madh për të rinjtë. Unë i kam takuar dhe ata kanë një vizion fantastik dhe ndryshojnë shumë nga brezi im. Jam e nderuar dhe krenare që kam mbështetjen e tyre.