Botë e Çuditshme

Jetojmë në vendin e çudirave! 37-vjeçari i bie kitarës ndërkohë që operohet?!

Këto kohë po ndodhin shumë gjëra të padëgjuara apo ndodhura më parë, duke nisur prej zjarreve e tërmeteve drejt shitjes së pecetës së Messi-t, por ky moment do t’ju rrënqethë krejtësisht dhe është shumë i veçantë dhe i bukur.

Një situatë komplet ndryshe ka ndodhur në një sallë operacioni në Selanik të Greqisë.
Gjatë një ndërhyrje të vështirë në kokë, muzikanti Dimitris Kyrtsosi ka luajtur me një instrument muzikor grek të quajtur bouzouki.

Tingujt e instrumentit kanë thyer heshtjen e zakonshme që është në sallën e operacionit. Ai është shprehur se nuk ishte nën anestezi të përgjithshme, pra ishte i ndërgjegjshëm dhe kënga e parë që luajti ishte “Mavromata mou”, një dedikim për bashkëshorten e tij.

Për këtë ngjarje është shprehur dhe neurokirurgu, i cili tregoi se një situatë e tillë nuk ka ndodhur në spital për më shumë se 14 vite.