Gossip Showbiz

Jimmy Kimmel e thotë hapur në emision: Jam “pak” shqiptar!

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Jimmy Kimmel Live”. Dua foli për nominimet e saj në çmimet “Garmmy”, thashethemet që u përhapën për shtatzëni dhe supersticionet e shqiptarëve.

Gjatë intervistës me Kimmel, Dua ka treguar se është shumë supersticioze, sepse në fund të fundit është shqiptare. Dhe për këtë arsye Jimmy Kimmel u interesua nëse shqiptarët janë supersticiozë.

Në familjen time… Ka supersticione të tilla si: Mos i derdh plehrat natën, mos laj rrobat ditë të premte, nëse të kruhet hunda do bëhesh me nerva dhe duhet të prekësh prapanicën tre herë që mos të ndodhë. Nëse të kruhet dora e majtë do marrësh para, nëse të kruhet dora e djathtë do humbasësh para.

Ndërsa Jimmy shtoi me shaka se dhe ai duhet të ketë ndonjë rrënjë shqiptare sepse është shumë supersticioz, madje ka bërë edhe testin e ADN-së dhe është pak shqipëtar. Nuk dihet nëse thjesht e tha për humor, apo vërtetë ka lidhje me ne?!