Celebrities Film & Tv Showbiz

Jo çdo aktor mund ta bënte këtë sakrificë për një rol, por Gary Oldman po…

Gary Oldman flinte në një arkivol çdo natë ndërsa përgatitej për rolin e Drakulës në filmin e Francis Ford Coppola-s për vampirët në vitin 1992, bazuar në librin legjendar të Bram Stoker. Aktori 63-vjeçar, luajti si Drakula në film së bashku me Keanu Reeves, Winona Ryder dhe Cary Elwes, të cilët së fundmi e ndanë këtë fakt me “The Hollywood Reporter”. Cary tregoi se:

Gary flinte në një arkivol çdo natë, aq seriozisht e merrte atë rol.

Ylli i “The Princess Bride”, i cili luajti një nga gjuetarët e vampirëve në film, tregoi gjithashtu se Francis bëri që i gjithë kasti të jetonin së bashku, ndërsa Gary jetonte vetëm.

Ne të gjithë qëndruam në shtëpitë e miqve në pronë. Francis beson se sa më shumë kohë të kalojnë aktorët së bashku, kjo do të përkthehet në ekran. Gary i gjorë duhej të jetonte vetëm. E takuam për herë të parë në xhirime gjatë provave dhe më pas nuk do ta shihnim më kurrë.

Ndërkohë, Gary së fundmi zbuloi se i pëlqen një “maskim” i mirë kur është duke punuar. Fituesi i çmimit Oscar ndjen se mund të “fshehë” pasigurinë e tij me make-up dhe maska dhe ndihet shumë më “rehat” në këtë mënyrë, kështu që kur luajti skenaristin Herman Mankiewicz në “Mank” pa asnjë transformim, ai fillimisht u ndje i pambrojtur përpara se përfundimisht të gjente punën si çliruese.

Më pëlqen një maskim për shkak të pasigurisë sime. Kur mund të fshihem, më bën të ndihem më rehat. Nuk e di, ndoshta kthehet në të mos ndjehem i denjë. Po i afrohem 24 viteve të qenit esëll në mars, por më kujtohen të gjitha gjërat që më bënë të dëshiroja të pija, e dini? Pra, kur David Finscher, regjisori tha: “Unë të dua aq lakuriq sa ke qenë ndonjëherë, nuk dua një vello mes teje dhe publikut”, kjo luajti rol në pasiguritë e mia.