Celebrities Showbiz

Jo më Yll Limani, falë Beniadës tani këngëtari ka një emër të ri…

“Big Brother VIP” padyshim sa vjen dhe po bëhet më interesant duke ngjallur edhe më shumë debate, pëlqime, diskutime. Por, përpos këtyre nuk mungojnë as momentet plot humor që na falin banorët.

Një prej tyre që na shkakton shumë të qeshura me të folurën e saj shumë të lezetshme është Beniada. Bukuroshja shpesh has vështirësi në të folur, kjo pasi ajo është rritur në Itali dhe edhe pse nuk e ka harruar gjuhën e saj, theksi italian gjithmonë e pengon paksa. Mirëpo, ngatërresat e saj shpesh na falin shumë të qeshura dhe kështu ka ndodhur dhe së fundmi.

Ajo ka shkrirë së qeshuri banorët me shqiptimin e emrit të këngëtarit Yll Limani. Teksa Einxhel e ngacmon atë që t’ia shqiptojë emrin, Beniada shprehet se nuk e thotë dot si duhet. Dhe ashtu si papritur, emri Yll Limani, tashmë është “Ydhi Dhimani”.

Nuk e thuj dot ashtu si të vjen ty. Ydhi Dhimani.

https://www.instagram.com/p/CYrih-Ttej4/

Videos nuk i ka shpëtuar as vetë këngëtari, i cili e ka ripostuar në llogarinë e tij në Instagram, ku duket se e ka marrë me shumë sportivitet. Krahas një ikone me sytë me zemra, Ylli shkruan:

Prej sot emrin e kom Ydhi Dhimani.

Rikujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Beniada shkakton të qeshura tek banorët dhe te publiku kur ngatërron emrat. Teksa ishte duke thënë emrin e këngëtarit të preferuar të saj shqiptar, i cili është Butrint Imeri, ajo e ngatërroi disa herë emrin e tij.

Kjo gjë ka rënë në syrin e artistit, pasi çdo gjë që bëhet në “Big Brother” merret vesh nga të gjithë dhe ka reaguar me anë të dy Instastory-ve. Teksa në njërën ka shkruajtur emrat që Beniada i ngatërroi, tek tjetra ka vendosur dy emoji, një fytyrë të qeshur dhe një zemër.